A. Gashi nga Plloçica e Malishevës vdiq nga pickimi i rriqrave. Vdekja e kësaj 16-vjeçareje pason atë të një djaloshi 14 vjeç nga Rahoveci. Mjekët në QKU tregojnë se në gjendje të rëndë ndodhet edhe një pacient. Banorët e zonës së prekur në Malishevë akuzojnë komunën dhe shtetin që nuk bënë asgjë për ta. Ajo nuk do ta marrë librezën me nota. A. Gashi ka vdekur një javë para se të mbarojë klasën e tetë. Pickimi i rriqrave i mori jetën 16-vjeçares nga fshati Plloçicë e Malishevës. Familja, shoqet dhe shokët nuk mund të besojnë se ajo nuk jeton më, ndonëse në mesditën e së dielës, A. Gashin e varrosën në varrezat e fshatit.
E, më i tronditur duket të jetë babai i saj, Halili.
Ai nuk mund të përmbahet nga lotët, derisa kujton të bijën, e cila edhe disa muaj kishte për ta festuar ditëlindjen e gjashtëmbëdhjetë.
E kishte më të voglën nga fëmijët dhe nuk mund të pajtohet me fatkeqësinë.
Halili rrëfen për Express se vajza e tij është pickuar nga rriqrat të mërkurën e javës që kaloi.
Ata ishin bashkë duke punuar në mbledhjen e barit në një livadh.
"E kam çu menjëherë te mjeku në Malishevë, e ata na kanë drejtuar për Prishtinë. Deri të premten ka qenë mirë, prej atë ditë u ligshtu", thotë Halili, duke qarë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus