Kryesore » 2011 » Shtator » 21
Lëvizja Vetëvendosje po e kryen punën e policisë. Aktivistë të saj kanë marrë përsipër t'i ndalojnë edhe fizikisht mallrat serbe. Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë sot një aksion për të ndalë tregtinë e Serbisë në Kosovë. Në fshatin Lupç, disa aktivistë të saj me stop në dorë dalën një maune serbe me mallra. Ata e shkarkuan mallin, i cili ishte prodhim i "Centro Proizvod”nga Beogradi dhe më pas e rrotulluan maunen, për ta bërë të palëvizshme. "Sot, dhe sa herë të mundemi, ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-09-21

Marrja në pyetje e Fatmir Limajt për rastin në Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit po vazhdon edhe sot.
Ndërkohë dje, mësohet se deputeti Limaj është pyetur edhe për pasuritë e tij, si shtëpinë në veternik.Burime nga Prokuroria i kanë thënë "Kohës Ditore” se Limaj është pyetur për shtëpinë e tij në Veternik, blerjen e një shtëpie në vlerë mbi 300 mijë eurosh në Fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë nga miku i tij, kontrata e së cilës atij ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-09-21

Serbia ka vazhduar të mos lejojë hyrjen e mallrave kosovare në territorin e saj. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, flet për dy ose tre kamionë me dokumentacion të strukturave paralele që kanë hyrë në shtetin serb, por, sipas saj, dokumentacioni i tillë është i papranueshëm dhe paraqet shkelje të dyfishtë. "Edhe shkelje të marrëveshjes së 2 shtatorit të arritur në Bruksel, por edhe shkelje të parimeve që ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-09-21

Në veri të Kosovës, gjendja vazhdon të mbetet e pandryshuar. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rrugët mbesin me bllokada të përforcuara. Ndërkohë, nuk lejohet të hyjnë në Serbi kamionë me prodhime të Kosovës. Qeveria e Kosovës shqyrton mundësinë e kthimit të masës së reciprocitetit.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-09-21

Njohja e 84-të për Kosovën ka ndodhur para pak minutash. Shteti i radhës që e ka marrë hapin e njohjes së pavarësisë është Bregu i Fildishtë. 
Portali Ks-Dardania ka mësuar nga burimet e afërta me zhvillimet se njohja e këtij shteti afrikan është zyrtare dhe do të bëhet publike së shpejti. "Njohja është konfirmuar në New York nga presidenti i këtij vendi, Alassane Ouattara i cili është takuar me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli dhe ministrin ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-09-21