Njohja e 84-të për Kosovën ka ndodhur para pak minutash. Shteti i radhës që e ka marrë hapin e njohjes së pavarësisë është Bregu i Fildishtë. Portali Ks-Dardania ka mësuar nga burimet e afërta me zhvillimet se njohja e këtij shteti afrikan është zyrtare dhe do të bëhet publike së shpejti. "Njohja është konfirmuar në New York nga presidenti i këtij vendi, Alassane Ouattara i cili është takuar me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj" ka thënë burimi për portalin. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka vizituar këtë vend gjatë verës ku pas takime të shumta me zyrtarë shtetërorë duke kërkuar njohjen e Kosovës
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus