Lëvizja Vetëvendosje po e kryen punën e policisë. Aktivistë të saj kanë marrë përsipër t'i ndalojnë edhe fizikisht mallrat serbe. Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë sot një aksion për të ndalë tregtinë e Serbisë në Kosovë. Në fshatin Lupç, disa aktivistë të saj me stop në dorë dalën një maune serbe me mallra. Ata e shkarkuan mallin, i cili ishte prodhim i "Centro Proizvod”nga Beogradi dhe më pas e rrotulluan maunen, për ta bërë të palëvizshme. "Sot, dhe sa herë të mundemi, ne do të bëjmë gjithë çka mundemi që ta parandalojmë "Tregtinë e Lirë” me Serbinë, apo më mirë, invazionin tregtar që po na imponohet pa marrë parasysh vullnetin tonë politik. Aksioni ynë sot është në konfirmim të kërkesës sonë të vazhdueshme për sovranitet dhe dinjitet, në konfirmim të thirrjes sonë qytetare për të ndihmuar e për të mbrojtur prodhimin vendor. Nëse këtë mbrojtje nuk e ofron qeveria sepse është edhe e paaftë, e padëshiruar, dhe e kompromituar, atëherë ajo le të shkojë, vendin tonë e mbrojmë vetë ne, qytetarët e saj, edhe ekonomikisht, edhe territorialisht!", thuhet në një njoftim
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus