Kryesore » 2011 » Shtator » 21 » Ende asnjë mall kosovar në territorin e Serbisë
11:50 AM
Ende asnjë mall kosovar në territorin e Serbisë
Serbia ka vazhduar të mos lejojë hyrjen e mallrave kosovare në territorin e saj. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, flet për dy ose tre kamionë me dokumentacion të strukturave paralele që kanë hyrë në shtetin serb, por, sipas saj, dokumentacioni i tillë është i papranueshëm dhe paraqet shkelje të dyfishtë. "Edhe shkelje të marrëveshjes së 2 shtatorit të arritur në Bruksel, por edhe shkelje të parimeve që Bashkimi Evropian i ka dhënë Serbisë për shuarjen e strukturave paralele. Megjithatë, në bazë të marrëveshjes së 2 shtatorit, asnjë nga kamion nga Republika e Kosovës nuk ka hyrë në Republikën e Serbisë”, thotë Kusari Lila për Radion Evropa e Lirë.Sipas saj, Prishtina zyrtare, në koordinim me akterët evropianë, është në pritje të ndërmarrjes së hapave të ardhshëm.
"Një gjë është e qartë, marrëveshja nuk mund të zbatohet njëanshëm”, thotë Kusari Lila, e cila sërish nuk përjashton kthimin në fuqi të masave të 20 korrikut.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus