Marrja në pyetje e Fatmir Limajt për rastin në Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit po vazhdon edhe sot. Ndërkohë dje, mësohet se deputeti Limaj është pyetur edhe për pasuritë e tij, si shtëpinë në veternik.Burime nga Prokuroria i kanë thënë "Kohës Ditore” se Limaj është pyetur për shtëpinë e tij në Veternik, blerjen e një shtëpie në vlerë mbi 300 mijë eurosh në Fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë nga miku i tij, kontrata e së cilës atij i ishte gjetur në shtëpi gjatë bastisjeve në muajin prill të vitit të kaluar. Sipas burimeve nga Prokuroria, prokurori gjerman e ka pyetur Limajn se pse në momentin e bastisjes në shtëpi ndodhej kontrata e shitblerjes së shtëpisë në emër të mikut të tij. Ky prokuror dyshon se kjo shtëpi është e Limajt, derisa beson se financimi i studimeve të djalit të deputetit në Amerikë me paratë e dajës së tij, që njëkohësisht ka fituar tenderë nga Ministria e Transportit, përbën konflikt interesi, raporton Koha Ditore.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus