Kryesore » 2011 » Qershor » 27
Besnik Salihi, student me origjinë nga Kosova e ka fituar çmimin kryesor në garën e gjigantit televiziv gjerman, RTL që ka të bëjë me temën e integrimit. Filmi i tij i shkurtër "Ëndrra ime”, që trajton zhvillimin e pasionit me breakdance të një grupi të rinjsh është vlerësuar si më i miri, raporton Indeksonline. Ministrja për integrim në Gjermani ka vlerësuar garën e RTL duke thënë se kjo do të ndihmojë në eliminimin e barrierave dhe paragjykimeve për gr ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-27

"Për prejardhjen e pasurisë do të shikojmë dhe do t’i verifikojmë vetëm ata zyrtarë, për të cilët kemi kallëzime penale. Për disa zyrtarë kemi kallëzime penale dhe ne tani do ta verifikojmë pasurinë e tyre, a janë përfituar ato me anë të veprave penale, për të cilat janë veç nën hetime te ne, apo jo”, ka thënë për "Kosova Sot”, kryeprokurori i Gjykatës së Qarkut, Aleksandër Lumezi. 
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-27

Serbia ka harxhuar më shumë para për lobim në krahasim me Kosovën. Shifrat e tre vjetëve të kaluar konstatojnë se ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic, për udhëtime zyrtare ka shpenzuar afër katër herë më shumë mjete se homologët e tij të kontestuar nga Prishtina, shkruan Koha Ditore. Në rastin e ministrit serb shpenzimet për lobim kanë arritur në shifrën prej dy milion eurosh, derisa krerët e diplomacisë kosovare kanë harxhuar afër gjysmë milioni euro
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-27

Pjesëtarët e forcave të rendit në shumë raste kanë sjellje arrogante dhe nuk tregojnë mirësjellje në raport me qytetarët, e që përbën shkelje të rëndë të Kodit të etikës, duke i dhënë pasqyrë të keqe vetë organizatës policore dhe shtetit të Kosovës.
Ndryshe, secili profesion ka etikën e vet që duhet respektuar gjatë ushtrimit të detyrës. Edhe Policia e shtetit ka Kodin e etikës, i cili vazhdimisht shkelet nga pjesëtarët e uniformuar, e si ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-27

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri thotë se në fillim të korrikut do të arrihen gjashtë marrëveshje me Beogradin. Ajo, për gazetën Express, shpalos detajet e këtyre marrëveshjeve, të propozuara nga Ndërmjetësi Robert Cooper.Prishtina dhe Beogradi kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt nënshkrimit të marrëveshjeve të para mes dy vendeve. Të paktën, këtë e thotë Edita Tahiri, Shefe e delegacionit kosovar në dialogun teknik me Serbinë. Në një prononcim për Expre ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-27

Beteja diplomatike ndërmjet Prishtinës e Beogradit, për dhe kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, e nisur para më shumë se tre vjetësh ka gllabëruar shuma të mëdha eurosh, ndërkohë që efekti real i këtyre shpenzimeve, sipas akterëve të procesit, nuk mund të matet konkretisht. Krahas angazhimeve të të gjithë mekanizmave shtetërorë për lobim, shefat e diplomacive të dyja vendeve kanë ndërmarrë edhe udhëtime të shumta, nëpër vende të ndryshme, me qëllim të ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-27

Mospërmbyllja e marrëveshjes së partnerëve të koalicionit qeverisës PDK - AKR lë të hapur shtegun edhe për "një riformatim" të kabinetit të Qeverisë Thaçi 2, ku humbës mund të dalë ministri i arsimit, Ramë Buja. Burime të gazetës brenda ekzekutivit, kanë konfirmuar në kushte anonimiteti, se nga dhjetë ministrat e forcës më madhe në pushtet, kryeministri Hashim Thaçi pritet ta "viktimizojë” ministrin Buja, për t’ia lëshuar vendin Ibrahim Gashi ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-27

Nexhat Daci, kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, parti kjo jashtëparlamentare, i ka kritikuar Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën. I ka kritikuar edhe partitë opozitare, të cilat ka thënë se nuk po dinë ta luajnë rolin që u takon. Daci nuk i sheh si liderë opozitarë as Isa Mustafën e as Albin Kurtin. Pa praninë e Ramush Haradinajt ka thënë se nuk ka opozitë. Daci ka dhënë një përshtypje personale: se e gjithë radha e hapave që është dashur të bëhen në Kosovë për të ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-27