Kryesore » 2012 » Gusht » 21
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë sot për situatën në Kosovë.Raporti tremujor për gjendjen në vend do t`i paraqitet anëtarëve të këshillit dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun.Duke u nisur nga përmbajtja e raportit tashmë të publikuar, diskutimet në mbledhjen e radhës së këshillit pritet të fokusohen në çështjen e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë për Kosovën, në problemet në veri të vendit dhe në dial ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-21

Ish- zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëherësh i pari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi mendon që listat e ushtarëve të UÇK-së u frynë jashtë mase. Si rrjedhojë e fryrjes së listave shoqatat e dala nga lufta të akuzojnë ish-komandantët e zonave për fryrjen e këtij numri nga 20 mijë sa pretendohet që kanë qenë ushtarë në 43 mijë sish sa figurojnë në listën e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.Sipas të përditshmes "Zëri”, kjo ka bërë që edhe ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-21

Dy person kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore mbrëmë në autostradën Vermicë-Duhel, pasi që vetura me të cilën po udhëtonin është përplasur.Një mashkull dhe një femër, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-21

Rastet e trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë janë rritur për mbi 50 për qind gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përderisa vitin e kaluar policia kishte identifikuar 24 raste dhe kishte ndërmarrë po aq operacione, sivjet kjo shifër arrin në 58 raste, apo 34 raste më shumë.E përfaqësuesit e Policisë së Kosovës (PK) vlerësojnë se dyfishimi i këtyre shifrave ka ardhur si rezultat i ngritjes së k ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-21

Përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkojnë që në 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar, të zgjidhet përfundimisht çështja e tyre dhe tri komunat shqiptare të mbetura në Serbi t’i bashkohen Kosovës.Këtë synim ata mendojnë ta arrijnë duke u bërë pjesë e delegacionit kosovar në bisedimet e ardhshme në mes Kosovës dhe Serbisë të planifikuara të fillojnë në vjeshtë. Kryetari i Kuvendit të Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, vle ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-21

AAK’ja vazhdon ta mbajë gjallë debatin për përfshirjen në Qeveri, megjithëse, deri më tash, nuk ka ndodhur asnjë takim mes përfaqësuesve të saj dhe PDK’së. Burime të Expressit, të afërta me Kryeministrin, thonë se Hashim Thaçi mirëpret inkuadrimin e LDK’së dhe të AAK’së në bisedime, por nuk është i interesuar ta ndajë pushtetin me to.
Zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë përkujdesur edhe të hënën që ta mbajnë gjallë debatin rreth për ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-21

Procesi i hetimeve në rastin e Dino Asanajt është në fazën përfundimtare. Prokurori i çështjes, Blerim Isufaj, pohon se shumë shpejt do ta thotë fjalën e tij. Në dispozicion ai ka edhe të gjeturat e hetuesve të FBI-së. Brenda shtatorit, merret vesh nëse do të ngritet ndonjë aktakuzë për vdekjen misterioze të Shefit të AKP-së.Gjithçka po shkon drejt fundit. Hetimet në lidhje me vdekjen misterioze të Dino Asanajt janë gati para përmbylljes, njofton "Express”.
... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-21

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes Rexhep Selimi, nuk dëshiron që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të futet në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.Selimi thotë që dy partitë nuk janë trashëgimtare të vetme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Rexhep Selimi nuk dëshiron që shokët e tij nga AAK-ja të bëjnë gabim. Ai nuk donë që ata t’i bashkohen Partisë së Hashim Thaçit, pasi ata do të humbnin keq."Nëse e bën Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës këtë gab ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-21