Kryesore » 2012 » Gusht » 21 » Komandantët e zonave fryjnë listat e veteranëve të UÇK-së
12:40 PM
Komandantët e zonave fryjnë listat e veteranëve të UÇK-së
Ish- zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëherësh i pari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi mendon që listat e ushtarëve të UÇK-së u frynë jashtë mase. Si rrjedhojë e fryrjes së listave shoqatat e dala nga lufta të akuzojnë ish-komandantët e zonave për fryrjen e këtij numri nga 20 mijë sa pretendohet që kanë qenë ushtarë në 43 mijë sish sa figurojnë në listën e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.Sipas të përditshmes "Zëri”, kjo ka bërë që edhe 13 vjet pas luftës veteranët e UÇK-së të mbesin pa benificione. Megjithatë, shpresat e përfaqësuesve të veteranëve se kjo çështje do të mund të zgjidhet i ka rritur një paralajmërim i kryeministrit se në fillim të javës tjetër do të mund të mblidhet komisioni për pastrimin e listave dhe do të emërohet kryetari saj.I pari i Veteranëve të luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli përgjegjës kryesor për fryrjen e listave ka thënë të jenë komandantët e zonave, pasi që siç ka thënë ai, ata e kanë pasur përgjegjësinë që pas përfundimit të luftës t’i krijojnë listat me ushtarë të cilët kanë qenë në përfundim të luftës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus