Kryesore » 2012 » Gusht » 21 » Rritet numri i rasteve të trafikimit me qenie njerëzore
12:35 PM
Rritet numri i rasteve të trafikimit me qenie njerëzore
Rastet e trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë janë rritur për mbi 50 për qind gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përderisa vitin e kaluar policia kishte identifikuar 24 raste dhe kishte ndërmarrë po aq operacione, sivjet kjo shifër arrin në 58 raste, apo 34 raste më shumë.E përfaqësuesit e Policisë së Kosovës (PK) vlerësojnë se dyfishimi i këtyre shifrave ka ardhur si rezultat i ngritjes së kapaciteteve policore lidhur me luftimin e kësaj dukurie. "PK-ja këtë vit ka ngritur kapacitetet e saj për luftimin e të gjitha veprave penale dhe këtë e ka të bazuar në Planin strategjik zhvillimor të paraparë për vitin 2011 deri në vitin 2015, dhe njëra ndër objektivat kryesore të këtij plani është luftimi i krimit të organizuar, duke përfshirë edhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani.

"Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë ndërmarrë 204 vëzhgime si dhe 118 masa të fshehta policore lidhur me trafikimin”, ka thënë Kelani.

Kelani ka potencuar se sivjet janë arrestuar 135 persona të përfshirë në trafikim apo 64 persona më shumë se vitin që shkoi. Të dhënat e PK-së tregojnë se nga ky numër i përgjithshëm i të arrestuarve 116 nga ta janë shqiptarë nga Kosova.

Në të dhënat statistikore të policisë thuhet se gjatë këtij viti kjo drejtori ka ndërmarrë 29 operacione në bashkëpunim me njësi tjera policore, ndërsa sa i përket bashkëpunimit me inspektorët komunalë, krahasuar me vitin e kaluar shihet se ka rënë numri i operacioneve të përbashkëta. "Vitin e kaluar janë ndërmarrë 17 operacione me inspektorë komunalë, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kanë qenë 8 raste”, ka shtuar Kelani
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus