Kryesore » 2012 » Gusht » 21 » Rasti Asanaj, hetimet drejt përfundimit
12:27 PM
Rasti Asanaj, hetimet drejt përfundimit
Procesi i hetimeve në rastin e Dino Asanajt është në fazën përfundimtare. Prokurori i çështjes, Blerim Isufaj, pohon se shumë shpejt do ta thotë fjalën e tij. Në dispozicion ai ka edhe të gjeturat e hetuesve të FBI-së. Brenda shtatorit, merret vesh nëse do të ngritet ndonjë aktakuzë për vdekjen misterioze të Shefit të AKP-së.Gjithçka po shkon drejt fundit. Hetimet në lidhje me vdekjen misterioze të Dino Asanajt janë gati para përmbylljes, njofton "Express”.
Ka mbetur vetëm edhe një çështje fare e vogël, ndoshta krejt teknike, që më në fund, diçka të dihet në lidhje me këtë rast.E nëse në lidhje me vdekjen e Asanajt, për të cilën dyshohet se ishte vetëvrasje, do të ketë ose jo aktakuzë, kjo pritet të mësohet shumë shpejt.Procesi i hetimeve në lidhje me çështjen e cila cilësohet si më e rënda në vitet e fundit, për shkak të pozitës si Drejtor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), që i ndjeri kishte në momentin e vdekjes, tashmë është në fazën përfundimtare.

Hetuesit amerikanë të Zyrës Federale të Hetimeve (FBI) kanë përfunduar misionin e tyre në Kosovë.

Ata duket se e kanë kryer punën e tyre. Pas disa ditësh qëndrimi në Kosovë, ata janë larguar drejt SHBA-së.

Por prapa vetes, të njëjtit u kanë dorëzuar institucioneve vendore të hetuesisë, të dhënat e mbledhura për të cilat edhe kishin ardhur.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus