Kryesore » 2012 » Gusht » 04
Dyshohet se është bërë një presion dhe është dëshirë e bashkësisë ndërkombëtare që në shtator të lidhet koalicioni PDK-AAK, për të mar- rë mbi vete barrën e bisedimeve për veriun e vendit. Ndërkaq zyrtar të koalicionit aktual ndihen të tradhtuar nga kryeministri Hashim Thaqi, njëherësh kryetar i PDK-së. Vetëvendosje mendon se kjo do të bëhet në atë mënyrë që PDK të ndajë bashkëfajësinë me të tjerët.Me ngritjen e temperaturave të verës, janë ngritur edhe temperatur ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-04

Gjykata e Mynihut në Gjermani ka urdhëruar burg për dy shtetas të Kosovës, të cilët javën e kaluar u kapën me cigare të kontrabanduara. Policia gjermane javën e kaluar ndaloi dy autobus nga Kosova në afërsi të Mynihut, me ç`rast pas një kontrolli të detajuar u gjetën sasi të mëdha cigaresh, që në tregun e zi kanë një vlerë prej rreth 300 mijë euro, informon INA.Një zyrtar i policisë gjermane theksoi se janë kapur mbi 2 milion copë cigare, të cilat ishin fshehur ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-04

Hise në pronën e KBI "Kosova Export” kanë marrë edhe njerëzit e "grupit të Nazim Bllacës”. 4 hektarë e 83 arë në Llapllasellë ishin trashëguar nga Lubica Simic në emër të Kruna Blagojevicit me aktvendim të ish kryetarit të Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka. Kurse, i autorizuar si përfaqësues në Gjykatë ishte Shaban Syla, shkruan Koha Ditore.Ish-kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë, Nuhi Uka, në seancën e 16 Qershorit 2007 e ka njohur Shaban Sylën si person të ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-04

Komisioni për Lustrimin në Maqedoni ka publikuar në faqen zyrtare emrat dhe dosjet e personave që kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete. Në mbrëmje u publikuan emrat dhe dosjet e 11 personave që kanë qenë ish-spiunë dhe se në mesin e tyre janë edhe katër ish-funksionarë dhe personalitete publike shqiptare. Personat e shpallur si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën janë: Sllobodan Ugrinovski, Zoran Jovanovski (anëtar i këshillit komunal në Rosoman ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-04

Raporti i fundit mbi politikën monetare u publikua dje, duke iu referuar 6-mujorit të parë të vitit 2012. Të dhënat paraqiten tepër negative. Qeveria ka ulur investimet me të paktën 25 për qind, shkëmbimet tregtare janë tkurrur, biznesi nuk po investon aq sa duhet, po ashtu kredia për ekonominë regjistron kuota larg periudhës 2008, të para krizës. Raporti tregon në thelb se shqiptarët po varfërohen, duke u zhytur në pesimizëm të thellë. Kjo panoramë duket ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-04

Shtyrja e procesit të privatizimit të PTK’së duket se do të përsëritet. Qeveria pati paraparë që në fund të korrikut që shkoi, të përzgjedh kompanitë e parakualifikuara për blerjen e kësaj kompanie. Atë s’e bëri. Dhe tash, Ministria e Ekonomisë, në fund të procesit të privatizimit, ka shpallë tender për kompani konsulente rreth privatizimit të PTK’së. Këshilltarëve që i zgjodhi me tender Ministria e Zhvillimit Ekonomik, për ta përgatitur Postën dhe ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-04

Rritja e numrit të deputetëve serbë në Parlamentin e Kosovës, amnistia për taksat e qytetarëve të veriut dhe për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, si dhe shtimi i një përfaqësuesi serb në Këshillin Konsultativ për Komunitete, janë vetëm disa nga veprimet që planifikohen në kuadër të dialogut për veriun, e që do të vlerësohen si koncesione jashtë pakos së Ahtisaarit. Një varg veprimesh të tjetra, sipas planit të përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë, pjesë të ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-04

Lëvizja FOL ka publikuar raportin e saj të fundit "Monitoruesi i Korrupsionit”, në të cilin përfshihen të gjitha aktivitetet e ndërmarra institucionale në luftë kundër korrupsionit për periudhën gjashtë-mujore: janar-qershor 2012.Sipas të gjeturave të këtij raporti rezulton se "shtrirja më e madhe gjeografike e korrupsionit është në Prishtinë me 50 akte akuzuese të ngritura nga prokuroritë e vendit; pason Peja me 19 akte akuzuese; Gjilani me 10; Prizren ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-04