Kryesore » 2012 » Gusht » 4 » Nuhi Uka, “argat” i SHIK-ut
12:07 PM
Nuhi Uka, “argat” i SHIK-ut
Hise në pronën e KBI "Kosova Export” kanë marrë edhe njerëzit e "grupit të Nazim Bllacës”. 4 hektarë e 83 arë në Llapllasellë ishin trashëguar nga Lubica Simic në emër të Kruna Blagojevicit me aktvendim të ish kryetarit të Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka. Kurse, i autorizuar si përfaqësues në Gjykatë ishte Shaban Syla, shkruan Koha Ditore.Ish-kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë, Nuhi Uka, në seancën e 16 Qershorit 2007 e ka njohur Shaban Sylën si person të autorizuar të Kruna Blagojevicit në bazë të një autorizimi që mbanë datën 26 qershor 2007. Kjo I bie që autorizimi është dhënë dhjetë ditë pas aktvendimit për trashëgimi. Por në aktvendim thuhet se autorizimi mban datën 5 qershor 2007.
Në aktvendimin e 16 qershorit të Gjykatës Komunale në Prishtinë si gjykatë trashëgimore me gjyqtarin Nuhi Uka në procedurën e shqyrtimit të trashëgimisë pas vdekjes së Lubica Simicit nga Çagllavica, thuhet se ndjera Lubica Simic, e lindur me 4 mars 1923, ka vdekur më 26.06.2005. Ajo nuk ka lënë testament apo kontratë për pasurinë e paluajtshme që gjendet në zonën kadastrale Llaplasellë.

Gjyqtari Nuhi Uka e kishte shpallur Kruna Blagojevicin, siç thuhet bijë e trashëgimlënëses në tërë pasurinë trashëgimorë.

Në arsyetim të aktvendimit thuhet se në Gjykatën Komunale në Prishtinë është iniciuar procedura për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore pas vdekjes së Lubica Simicit, sipas propozimit të të autorizuarit, Shaban Syla.

Sipas aktvendimit, gjatë provave është konstatuar se trashëgimlënësja ka vdekur më 26.06.2005.

"Po ashtu është vërtetuar se e ndjera nuk ka lënë testament apo ndonjë shkresë për ndarjen e pasurisë së vet në rast vdekjeje dhe se nga pasuria i ka mbetur patundshmëria kurse trashëgimtarë ligjorë të ftuar në trashëgimi ka lënë Slabodanka Stankovic, Kruna Blagojevic dhe Suncica Milic”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus