Kryesore » 2012 » Gusht » 4 » Shtyhet sërish privatizimi PTK’së
11:58 AM
Shtyhet sërish privatizimi PTK’së
Shtyrja e procesit të privatizimit të PTK’së duket se do të përsëritet. Qeveria pati paraparë që në fund të korrikut që shkoi, të përzgjedh kompanitë e parakualifikuara për blerjen e kësaj kompanie. Atë s’e bëri. Dhe tash, Ministria e Ekonomisë, në fund të procesit të privatizimit, ka shpallë tender për kompani konsulente rreth privatizimit të PTK’së. Këshilltarëve që i zgjodhi me tender Ministria e Zhvillimit Ekonomik, për ta përgatitur Postën dhe Telekomin e Kosovës për privatizim, u skadon kontrata në fund të muajit. Pikërisht në kohën kur duket se procesit të privatizimit të kësaj ndërmarrjeje po i vjen fundi.
E për të mos u përsëritur prapë shtyrja e afatit për privatizimi, ministria që i punësoi për të dhënë shërbime njësinë e implementimit të projektit "Privatizimi i PTK’së”, po planifikon që të njëjtëve t’ua vazhdojë punën.

Por, pasi që fillimisht ishin blerë si mall, derisa procedurat e punësimit të tyre janë të tilla, edhe zgjatja e mandatit duhet të shkojë në të njëjtën formë.

Për këtë, institucioni që e ka përgjegjësinë e menaxhimit të ndërmarrjeve publike e kanë hapur tenderin për punësimin e pesë këshilltarëve për njësinë e zbatimit të projektit të privatizimit të PTK-së.

Menaxheri i këtij projekti, Arsim Bruqaj, thotë se kjo është e domosdoshme.

"Neve na skadojnë kontratat dhe patjetër duhet të shpallet tender sipas ligjit”, thekson Bruqaj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus