Kryesore » 2012 » Gusht » 4 » Katër shqiptarë në mesin e ish-spiunëve në Maqedoni
12:02 PM
Katër shqiptarë në mesin e ish-spiunëve në Maqedoni
Komisioni për Lustrimin në Maqedoni ka publikuar në faqen zyrtare emrat dhe dosjet e personave që kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete. Në mbrëmje u publikuan emrat dhe dosjet e 11 personave që kanë qenë ish-spiunë dhe se në mesin e tyre janë edhe katër ish-funksionarë dhe personalitete publike shqiptare. Personat e shpallur si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën janë: Sllobodan Ugrinovski, Zoran Jovanovski (anëtar i këshillit komunal në Rosoman), Vlladimir Millçin (regjisor dhe kryetar i Institutit Shoqëri e Hapur – Soros), Faredin Miftari (Drejtor i burgut), Sejfedin Haruni (ish-deputet dhe kryetar i PPD-së), Jordanço Jevrevski (dekan i Fakultetit të Arteve dramatike), Nikolçe Babovski (kandidat për deputet), Vangel Gagaçev (ish-gjykatës), Kosta Ballabanov, Shaban Shehu dhe Mahi Nesimi. 

Në faqen e Komisionit të Lustrimit janë shpallur vendimet që konfirmojnë këta persona si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën, kryesisht bashkëpunëtor të UDB-së jugosllave, por gjithashtu janë shpallur edhe dokumente dhe dosje plotësuese.

Komisioni për Lustrimin në të ardhmen në bazë të Ligjit të ri gradualisht do të publikojë emrat e bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete në Maqedoni.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus