Kryesore » 2012 » Gusht » 4 » Mynih, në pranga shtatë shqiptarë për kontrabandë me cigare
12:09 PM
Mynih, në pranga shtatë shqiptarë për kontrabandë me cigare
Gjykata e Mynihut në Gjermani ka urdhëruar burg për dy shtetas të Kosovës, të cilët javën e kaluar u kapën me cigare të kontrabanduara. Policia gjermane javën e kaluar ndaloi dy autobus nga Kosova në afërsi të Mynihut, me ç`rast pas një kontrolli të detajuar u gjetën sasi të mëdha cigaresh, që në tregun e zi kanë një vlerë prej rreth 300 mijë euro, informon INA.Një zyrtar i policisë gjermane theksoi se janë kapur mbi 2 milion copë cigare, të cilat ishin fshehur nëpër bunkerë speciale në brendinë e autobusëve. Në këtë operacion janë ndaluar shtatë persona, si dhe janë konfiskuar dy autobusët dhe një makinë luksoze. Policia gjermane bëri të ditur se u arrestuan shtatë persona të këtij grupi të dyshuar për kontrabandën e cigares, ndërsa dy prej tyre rrezikojnë burgun disaveçar si organizator.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus