Kryesore » 2012 » Gusht » 02
Drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës i janë përgjigjur të mërkurën deklaratave të kryeministrit Thaçi, sipas të cilave, Isa Mustafa është ai i cili e ka bërë tërë këtë pështjellim të situatës, me kërkesën që e kishte bërë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim të mandatit të presidentes Jahjaga.
Vjosa Osmani nga LDK-ja ka thënë se kjo është një deklaratë shumë qesharake dhe cinike. Ajo ka thënë se kryeministri nuk ka nevojë të bëjë deklarata të t ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-02

Fadil Nura, nënkryetar i Komunës së Skënderajt, duke keqpërdorur postin që ka, me paratë e taksapaguesve, në lagjen e tij ka asfaltuar 2 rrugë, të larguara njëra nga tjetra vetëm 500 metra. Lagja e tij "Nura” e fshatit Prelloc, ka 15 shtëpi, 11 prej të cilave me dalje në asfalt. Por kjo nuk i ka mjaftuar numrit 2 të Komunës, ndërsa e ka çuar asfaltin deri në dyert e shtëpisë së vet. Banorët kanë treguar se njëra rrugë, ajo më e gjata, dërgon në derën e sh ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-02

Një koalicion i ri qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës shihet si humbje e madhe për Ramush Haradinajn dhe fitore për Hashim Thaçin. Madje, vlerësohet se hyrja e AAK-së në koalicion me PDK-në do të ishte shpëtim për kryeministrin Thaçi, sepse në këtë formë partia e Haradinajt do të bëhej pjesë e proceseve të "dhimbshme” që e presin Kosovën në të ardhmen, përshirë këtu marrëveshjen e mundshme për çështjen e veri ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-02

Institucionet e drejtësisë në vend pritet që në të ardhmen të kenë edhe organe të reja të cilat, sipas zyrtarëve të lartë të shtetit, do të angazhohen për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Paralajmërimin për krijimin e një departamenti për krim të organizuar dhe korrupsion në kuadër të degës së Gjykatës Themelore të Prishtinës e ka dhënë të mërkurën zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në punëtorinë: "F ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-02

Administrata Tatimore e Kosovës ka filluar edhe me forcë t’i mbledhë tatimet nga ata që nuk paguajnë vullnetarisht. Kjo administratë po del në aksion bashkë me policinë. Për gjashtë muaj të këtij viti, në këtë formë i ka mbledhur mbi 13 milionë euro. E, në mesin e atyre që u pritet t’u bjerë në derë ATK’ja ka edhe këngëtar, mjekë e pronarë të hoteleve e klubeve të natës. Kur s’e duan me hatër e duan me zor. Kjo shprehje po i hyn në punë së fundi Administ ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-02

Vetëm në vitin 2011, në Kosovë kanë ndodhur 17 mijë e 343 kurorëzime, derisa numri i shkurorëzimeve është rritur në krahasim me vitet e kaluara, duke arritur në 1 mijë e 569. Ndarjet, sipas psikologëve, po ndodhin për shkak se në Kosovë kanë nisur të ndryshojnë disa vlera që kanë qenë në të kaluarën. Rekord i ndarjeve të çifteve kosovare mbetet viti 2007, me gjithsej 15 mijë e 58 shkurorëzime.Numri i tyre çdo dit po shtohet. Kjo tregon se shqiptarët nuk janë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-02

Qeveria ka rritur shpenzimet në të gjithë resorët në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2011. Deri më 30 qershor, sipas raportit të publikuar të mërkurën nga Ministria e Financave, shpenzimet e gjithëmbarshme buxhetore arritën vlerën prej 625 milionë eurove, një rritje prej 97 milionë euro në krahasim me shpenzimet e bëra deri në fund të qershorit 2011. Për të njëjtin afat kohor gjatë vitit të kaluar ishin s ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-02