Kryesore » 2012 » Gusht » 2 » Tatimet me zor
10:43 AM
Tatimet me zor
Administrata Tatimore e Kosovës ka filluar edhe me forcë t’i mbledhë tatimet nga ata që nuk paguajnë vullnetarisht. Kjo administratë po del në aksion bashkë me policinë. Për gjashtë muaj të këtij viti, në këtë formë i ka mbledhur mbi 13 milionë euro. E, në mesin e atyre që u pritet t’u bjerë në derë ATK’ja ka edhe këngëtar, mjekë e pronarë të hoteleve e klubeve të natës. Kur s’e duan me hatër e duan me zor. Kjo shprehje po i hyn në punë së fundi Administratës Tatimore të Kosovës, e cila përmes mbledhjes së detyrueshme të tatimeve po mundohet ta mbushë arkën e shtetit.Bashkë me policë, zyrtarët e këtij institucioni në gjashtë muajt e parë të këtij viti, u kanë shkuar derë më derë atyre që i quajnë "të këqijtë” e shtetit.Madje për t’i mbledhur tatimet nga këngëtarët e klubet e natës, e ka përshtatur edhe orarin e inspektorëve me aktivitetet e këtyre tatimpaguesve. 

Inspektorët punojnë deri në 2 pas mesnatës.

Këta, sipas kreut të ATK-së, Behxhet Haliti, janë biznesmenët që kanë mbi 3000 euro tatime të papaguara dhe të cilët ndikojnë në rritje e informalitetit ekonomik, në evazionin fiskal si dhe dëmtojnë arkën e shtetit duke nëndeklaruar obligimet e tyre tatimore.

"Vetëm në gjashtëmujorin e parë janë zhvilluar 3 bastisje me dhunë nga Njësia e Hetuesisë, 54 konsultime me prokurorë dhe policë, janë shqiptuar 9 gjoba nga po ky njësit si dhe janë pranuar 145 informata nga palët e treta”, thekson Haliti.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus