Kryesore » 2012 » Gusht » 2 » Nënkryetari i Skënderajt e çon asfaltin në oborr të vet
10:51 AM
Nënkryetari i Skënderajt e çon asfaltin në oborr të vet
Fadil Nura, nënkryetar i Komunës së Skënderajt, duke keqpërdorur postin që ka, me paratë e taksapaguesve, në lagjen e tij ka asfaltuar 2 rrugë, të larguara njëra nga tjetra vetëm 500 metra. Lagja e tij "Nura” e fshatit Prelloc, ka 15 shtëpi, 11 prej të cilave me dalje në asfalt. Por kjo nuk i ka mjaftuar numrit 2 të Komunës, ndërsa e ka çuar asfaltin deri në dyert e shtëpisë së vet. Banorët kanë treguar se njëra rrugë, ajo më e gjata, dërgon në derën e shtëpisë së nënkryetarit, e tjetra te shtëpia e një kushëririt të tij. Ndërkohë, familjet e dy kushërinjve të tjerë, dhjetëra metra larg vazhdojnë të mos kenë rrugë të asfaltuar. Një veprim i tillë i nënkryetarit i kishte irrituar tej mase banorët e lagjes "Sejdiu” të fshatit Prelloc, e cila ka 20 familje, të cilave "për t’iu shkelur këmba n’asfalt”, duhet të kalojnë 1 kilometër rrugë të rendit të katërt 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus