Kryesore » 2012 » Gusht » 2 » Qeveria shpenzoi 97 milionë euro më shumë se vjet
10:36 AM
Qeveria shpenzoi 97 milionë euro më shumë se vjet
Qeveria ka rritur shpenzimet në të gjithë resorët në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2011. Deri më 30 qershor, sipas raportit të publikuar të mërkurën nga Ministria e Financave, shpenzimet e gjithëmbarshme buxhetore arritën vlerën prej 625 milionë eurove, një rritje prej 97 milionë euro në krahasim me shpenzimet e bëra deri në fund të qershorit 2011. Për të njëjtin afat kohor gjatë vitit të kaluar ishin shpenzuar 528 milionë euro.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus