Kryesore » 2012 » Qershor » 08
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar nga Sllovakia që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai këtë kërkesë e ka bërë gjatë një pritje që i ka bërë sot një delegacioni parlamentarësh nga Sllovakia, të cilët shoqëroheshin nga analistë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të mediave të këtij vendi të BE-së.Krasniqi, para delegacionit nga Sllovaki, ka thënë se Kosova është e gatshme për dialog me shtetin fqinjë Serbinë, ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-08

Ukë Rugova iu ka bashkuar 25 intelektualëve shqiptarë, që mbështesin kandidaturën e Fatos Nanos për President të Shqipërisë. Djali i Ibrahim Rugovës shkruan se Ish-Kryeministri i plotëson më së miri kriteret për të qenë në krye të shtetit shqiptar. Në një bisedë për Express, Fatos Nano shpjegon lidhjen e tij me Familjen Rugova dhe arsyet pse duhet mbështetur kandidatura e tij. Jo shumë vite më parë, zyrtarët e LDK’së mblidhnin vota nëpër fshatrat e Kosovës ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-08

Ragip Bangolli nga Fushë Kosova e gjeti gruan, të cilën e lajmëroi të humbur disa ditë më parë. Arjeta Miftari është martuar në Gjakovë. Ajo për burrë ka marrë Ramadan Mustafën, shokun e ngushtë të tij. Gjakovari ishte ndarë me dy gratë e para që ia kishte gjetur Ragipi, kurse e treta iu bë gruaja e tij. Arjeta i gëzohet dashurisë së re. E tëra i ngjan një telenovele. Por, e keqja është se dashuria tashmë duket e dështuar. Madje shumë keq e shkatërruar. Ditë më parë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-08

I pari i dardanëve, akademik Nexhat Daci, ka thënë se në Kosovë duhet të mbahen zgjedhje dhe të krijohet një qeveri e re me kryeministër Ramush Haradinaj.Kreu i LDD-së, në një intervistë për Indeksonline, ka thënë se në Kosovë duhet të mbahen zgjedhje, qofshin ato të parakohshme apo të jashtëzakonshme."Zgjidhja e mundshme e situatës shumë komplekse politiko-kushtetuese dhe socio-ekonomike, janë zgjedhjet e parakohshme apo ato të jash ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-08

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin e ndërtimit, i cili është i bazuar në praktikat e Gjeorgjisë, duke refuzuar propozimet e ekspertëve evropianë. Në këtë projektligj kanë qenë të përfshirë dy gjeorgjianë si këshilltarë, të cilët kanë pasur takime të shpeshta më zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Ata janë Aleksi Aleksishvili, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe ish-ministër i Financave në Gjeorgji dhe Temur Bolotashvili. I p ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-08

I ati dhe vëllai i të vetëquajturit kriminel si ish-pjesëtar i SHIKU-ut, Nazim Bllacës, Idriz dhe Osman Bllaca, janë paraqitur të enjten në cilësinë e dëshmitarëve në procesin, ku akuzohen gjashtë persona si vrasës e pjesëmarrës në dy tentim vrasje. Këta persona akuzohen pas deklaratave publike të Nazim Bllacës, ndërsa procesi që po zhvillohet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, është rasti i dytë pas këtyre deklarimeve.Babai i Nazim Bllacës, Idrizi ësh ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-08

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, e ka pranuar se në ministrinë që drejton vepron një grup kriminal, i cili pajis shoferët me patentë në këmbim të parave. Mujota, i cili i kishte besuar shtypjen e testeve vëllait të gruas së tij, Armend Ademit, ka mohuar se kundër tij po zhvillohen hetime. "Po e them publikisht se edhe tash mund të thuhet se ka keqpërdorime për këtë nivel, përgjegjëse do të jenë sigurisht organet e hetuesisë të cilat bëjnë punën e tyre”, k ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-08

Ish-komandanti i FSK-së, Sylejman Selimi, duket se ka pasur arsye të forta që ka lënë jetën ushtarake, edhe pse një pjesë të konsiderueshme të jetës së tij e kaloi në uniformë.Menjëherë pasi që u bë ambasador, ai i ka vendosur që rrugët e Shqipërisë t’i përshkojë me veturën më të re të markës BMW, dhe jo me atë të paraardhësit të tij, shkruan "Zëri”.
Burime të "Zërit” nga kjo ambasadë kanë treguar se Selimi ka kërkuar që gjatë shërbimit si ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-08

Vendet e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të rivendosin përkohësisht kontrollet kufitare brenda zonës së Shengenit, në rast të rritjes së numrit të emigrantëve të paligjshëm. Zyrtarë të Danimarkës, e cila aktualisht mban presidencën e BE-së, kanë thënë se ministrat e punëve të brendshme të bllokut janë pajtuar njëzëri me vendimin.Komisionarja për punë të brendshme e BE-së, Sesilia Malmstrom, e cila ka kundërshtuar një gjë të tillë, ka thënë se është "e zhgënjyer”.Pr ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-07

Në Gjykatën e Strugës sot do të mbahet procesi gjyqësor kundër Mynir Ismailit, autorit të aktit të djegies së flamurit maqedonas para komunës së Strugës.Mynir Ismaili nga fshati Shum i Strugës më datë 23 janar dogji flamurin maqedonas para ndërtesës së komunës së Strugës, në prani të shumë qytetarëve dhe kalimtarëve të rastit. 47 vjeçari akuzohet për kryerjen e veprës penale për veprën që nxit urrejtje ndërnacionale, ndërfetare dhe kundër simboleve. Myniri k ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-07

Zyrtarët e Bashkësisë Demokratike Boshnjake (BDZ) dhe ata të Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, janë takuar në Novi Pazar me ç’rast kanë diskutuar për zgjidhjen e problemeve të pakicave boshnjake dhe shqiptare në Serbi.Zëvendëskryetari i partisë boshnjake, Admir Muratovicç, e priti në Novi Pazar delegacionin shqiptar të kryesuar nga Rahmi Zylfiu."Ne kemi analizuar situatën politike në Sanxhak dhe në Luginën e Preshevës gjatë takimi ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-07