Kryesore » 2012 » Qershor » 8 » BE mund të rikthejë kontrollet kufitare
11:15 PM
BE mund të rikthejë kontrollet kufitare
Vendet e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të rivendosin përkohësisht kontrollet kufitare brenda zonës së Shengenit, në rast të rritjes së numrit të emigrantëve të paligjshëm. Zyrtarë të Danimarkës, e cila aktualisht mban presidencën e BE-së, kanë thënë se ministrat e punëve të brendshme të bllokut janë pajtuar njëzëri me vendimin.Komisionarja për punë të brendshme e BE-së, Sesilia Malmstrom, e cila ka kundërshtuar një gjë të tillë, ka thënë se është "e zhgënjyer”.Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Sulc, e ka cilësuar vendimin e BE-së si kundërproduktiv dhe ka premtuar se do ta luftojë atë.
Marrëveshja mundëson që vendet e BE-së të rikthejnë kontrollet kufitare deri në një vit, në rast të "rrethanave të jashtëzakonshme.Këto të fundit përfshijnë problemet që kanë të bëjnë me migracionin ilegal.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus