Kryesore » 2012 » Qershor » 8 » Daci: Të krijohet një qeveri e re me kryeministër Ramush Haradinajn
12:46 PM
Daci: Të krijohet një qeveri e re me kryeministër Ramush Haradinajn
I pari i dardanëve, akademik Nexhat Daci, ka thënë se në Kosovë duhet të mbahen zgjedhje dhe të krijohet një qeveri e re me kryeministër Ramush Haradinaj.Kreu i LDD-së, në një intervistë për Indeksonline, ka thënë se në Kosovë duhet të mbahen zgjedhje, qofshin ato të parakohshme apo të jashtëzakonshme."Zgjidhja e mundshme e situatës shumë komplekse politiko-kushtetuese dhe socio-ekonomike, janë zgjedhjet e parakohshme apo ato të jashtëzakonshme të përgatitura mirë dhe fuqishëm të monitoruara. Në Kosovë duhet një qeveri vizionare, politikisht të qëndrueshme dhe me përkrahje stabile nga parlamenti i ardhshëm. Kryeministër i një qeverie të re duhet të jetë Ramush Haradinaj” ka thënë Daci.
Mirëpo, akademiku Daci, ka thënë se është kundër formimit të një qeverie teknike."Qeveria teknike është një humbje e madhe, sepse një qeveri e tillë nuk ka as legjitimitet, e as kohë me u marrë me probleme madhore, siç është respektimi i sovranitetit dhe integritetit të Kosovës” është shprehur Daci për Indeksonline.

Daci për Indeksonline, ka thënë se po të ishte pjesë e bisedimeve me Serbinë, ai do të ishte faktor frenues, për të mos u ngutur më nënshkrimin e marrëveshjeve, pa e parë siç është shprehur ai, garancën nga ana e Evropës.

Ai po ashtu ka thënë se për bisedime me Serbinë, duhet të jetë një ekip i përgatitur fuqishëm politikisht.

I pyetur nga Indeksonline nëse LDD ka ndonjë marrëveshje me Shefqet Krasniqin për premtim të elektoratit, kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, ka thënë se kurrë as më ka ofruar asgjë dhe as nuk kam kërkuar asgjë nga Shefqet Krasniqi, edhe pse janë takuar disa herë.

Ndërkohë, situatën aktuale në Kosovë, Daci e sheh si të rënduar nga brenda dhe nga jashtë.

"Situata aktuale në Kosovë, është e rënduar nga brenda, siç janë trazirat sociale të ish-ushtarëve të UÇK-së, pensionistëve dhe rinisë, dhe nga jashtë, destabilizimi i rajonit nga deklarata luftënxitëse të presidentit të Serbisë” ka thënë Daci.

Akademik Nexhat Daci, ka thënë se është pro zgjedhjeve sepse ai "nuk i beson” përbërjes së parlamentit të Kosovës, pasi që kësaj përbërje të parlamentit, Daci thotë se nuk do t’i bënte nder
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus