Kryesore » 2012 » Qershor » 8 » Telenovela e Ragipit
12:49 PM
Telenovela e Ragipit
Ragip Bangolli nga Fushë Kosova e gjeti gruan, të cilën e lajmëroi të humbur disa ditë më parë. Arjeta Miftari është martuar në Gjakovë. Ajo për burrë ka marrë Ramadan Mustafën, shokun e ngushtë të tij. Gjakovari ishte ndarë me dy gratë e para që ia kishte gjetur Ragipi, kurse e treta iu bë gruaja e tij. Arjeta i gëzohet dashurisë së re. E tëra i ngjan një telenovele. Por, e keqja është se dashuria tashmë duket e dështuar. Madje shumë keq e shkatërruar. Ditë më parë Express raportoi se Ragip Bangollit (25), një të riu nga Fushë Kosova nga komunitetit ashkali, i ka humbur gruaja. Duke i lënë dy vajza të vogla në shtëpi, derisa ai nuk gjendej aty, papritur Arjeta Miftari ishte zhdukur. Tash, pesë ditë më vonë, për Ragipin ka dy lajme. I pari i mirë, kurse i dyti i keq. Lajmi i mirë për të është se Arjeta është gjallë e shëndosh. Bile shumë e lumtur.Por, lajmi i keq për Ragipin është se përveç që bashkëshortja e la atë dhe dy vajzat, ajo është martuar në Gjakovë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus