Kryesore » 2012 » Qershor » 8 » Legalizohet mafia e ndërtimit
12:43 PM
Legalizohet mafia e ndërtimit
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin e ndërtimit, i cili është i bazuar në praktikat e Gjeorgjisë, duke refuzuar propozimet e ekspertëve evropianë. Në këtë projektligj kanë qenë të përfshirë dy gjeorgjianë si këshilltarë, të cilët kanë pasur takime të shpeshta më zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Ata janë Aleksi Aleksishvili, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe ish-ministër i Financave në Gjeorgji dhe Temur Bolotashvili. I pari është themelues i kompanisë konsulente në Gjeorgji "Policy and Managment Consulting grup”-PMCG, kompani kjo e angazhuar ta këshilluar qeverinë sesi të bëhet ky projektligj, ndërkohe që ai ka të punësuar edhe bashkëpunëtorin e dytë gjeorgjianin Temur Bolotashvili, i cili ka përfunduar studimet për ekonomi dhe menaxhment dhe nuk ka asgjë të bëjë me fushën e ndërtimit, mësohet nga dokumentet e siguruara nga gazeta "Zëri”. Pasi që ka kaluar ky ligj me propozimin e komisionit të planifikimit hapësinor me në krye Nait Hasanin, dhe më pas me miratimin e tij në Kuvend, anëtarët e komisionit janë dërguar në një udhëtim në Turqi të hënën për të qëndruar atje në një takim me zyrtarët gjeorgjianë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus