Shqipëria do u kërkojë institucioneve ndërkombëtare të hetojnë ish-prokuroren Karla del Ponte.Kryeministria, në një deklaratë zyrtare, ka njoftuar se do të nisë kërkesë për hetimin e Del Pontes pas lirimit të Ramush Haradinajt."Del Ponte të hetohet për rolin tendencioz e të paligjshëm në lidhje me Haradinajn. Kërkesa për hetimin e Del Pontes do t’i dërgohet edhe sekretarit të OKB-së”, bën të ditur Kryeministria. Lirohet Ramush Haradinaj
... Lexo më shumë»
Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i FRD-së, Aleksander Biberaj, akuzoi kryeministrin Berisha se nëpërmjet deklaratave të tij nacionaliste, tenton të fsheh problemet reale të Shqipërisë. "Sa herë dështon kryeministri dhe qeveria e tij në politikat e brendshme, sa herë që ka fushata elektorale ai e tund kartën e nacionalizmit, ndërkohë që nuk ka asnjë lidhje me patriotizmin dhe as me nacionalizmin. Përkundrazi po i lejon vetes të keqpërdoret nga qarqet
... Lexo më shumë»
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin e tretë me homologun e tij serb, Ivica Daçiq, në Bruksel, që është paralajmëruar se do të mbahet të martën e ardhshme, do të ndjehet shumë më komod dhe më i relaksuar sesa në takimet paraprake. Këtë komoditet Thaçi do ta ketë falë mbështetjes që i ka dhënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas lirimit nga Haga dhe dërgimin e njeriut të dytë të partisë, Blerim Shalës në delegacionin e bisedimeve me
... Lexo më shumë»
Universiteti i Prishtinës (UP) nuk ka kapacitete të organizojë studimet e doktoratës. Madje, as dy fakultetet dhe dy programe në dy fakultete tjera të akredituara nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse janë publikuar rezultatet apo kanë filluar ligjëratat, edhe pse për këto programe të lejuara studimet është dashur të mbahen tash e sa kohë.UP që funksionon si universitet prej 40 vitesh me 17 njësi akademike arrin të organizojë studimet vetëm në nivelin b
... Lexo më shumë»
Tri ditë pas publikimit të përgjimeve të telefonatave ku drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, Adem Grabovci, Sami Lushtaku dhe Vlora Çitaku fyejnë rëndë bashkëpartiakun e tyre, Jakup Krasniqi, dhe qytetarët e Komunës së Malishevës, të cilët cilësohen si "zagarë”, ky subjekt politik vazhdon heshtjen karshi këtij skandali. Të vetmen gjë që partia e kryeministrit Thaçi e ka thënë nëpërmjet një kumt
... Lexo më shumë»
Dy vitet e fundit të përballjes së tij me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, duket se e kanë ndryshuar plotësisht ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Këtë mesazh ai përçoi me t’u kthyer në Prishtinë, derisa e përforcoi dje gjatë një interviste dhënë dy televizioneve kombëtarë, RTK dhe RTV21. Lideri i AAK’së tha se ndjehet i irrituar nga diskursi i rëndë që përdoret në politikën kosovare dhe se, sipas tij, është koha që gjithë akterët të bashkohen
... Lexo më shumë»
EULEX - i dyshon se bisedat telefonike të zyrtarëve të PDK - së i publikuan avokatët që mbrojnë Limajn. Këto akuza i hedh poshtë avokati Tahir Rrecaj i cili thotë se nuk ka gisht në këtë punë. Sipas tij, 31 CD’të që i mori nga prokuroria menjëherë ia ka dhënë ekipit mbrojtës të klientit të tij. Por, Rrecaj nuk e di se çfarë kanë bërë avokatët e të akuzuarve të tjerë, shkruan gazeta Express.Katër bisedat telefonike mes zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës,
... Lexo më shumë»