Shqipëria do u kërkojë institucioneve ndërkombëtare të hetojnë ish-prokuroren Karla del Ponte.Kryeministria, në një deklaratë zyrtare, ka njoftuar se do të nisë kërkesë për hetimin e Del Pontes pas lirimit të Ramush Haradinajt."Del Ponte të hetohet për rolin tendencioz e të paligjshëm në lidhje me Haradinajn. Kërkesa për hetimin e Del Pontes do t’i dërgohet edhe sekretarit të OKB-së”, bën të ditur Kryeministria. Lirohet Ramush Haradinaj Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka shpallur të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, ish-luftëtarët e UÇK-së Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Vendimi nga trupi gjykues është shpallur mëngjesin e së enjtes.
Në vendimin e saj, Gjykata thotë se Prokuroria nuk ka sjellë ndonjë dëshmi bindëse lidhur me akuzën për tre të akuzuarit se gjatë vitit 1998 kanë kryer krime lufte.
Haradinaj, Brahimaj dhe Bala, janë rigjykuar pjesërisht në Hagë nën akuzën për "trajtim mizor, torturim dhe vrasje të të burgosurve” në atë që quhej kampi ushtarak i Jabllanicës gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1998.
Në familjen e ish-Kryeministrit të Kosovës, në fshatin Gllogjan të Deçanit, kanë pritur me ankth lajmin, dhe kur kanë dëgjuar gjykatësin të shpallë të pafajshëm të akuzuarit gëzimi ishte i madh. Hilmi Haradinaj, babai i Ramushit, nuk ka mundur të ndalë lotët e gëzimit, për çfarë edhe kërkoi ndjesë.Hilmi Haradinaj thotë se është tepër i lumtur që djali i tij dhe dy të tjerët u shpallën të pafajshëm.
Për të uruar për lajmin menjëherë në kullën e Haradinajve kanë ardhur qytetarë të shumtë dhe bashkëvendas. Në Gllogjan shpallja e pafajshme e ish-luftëtarëve të UÇK-së është pritur me muzikë folklorike dhe në këtë ditë gëzimi janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.
Pak më tutje në qendër të qytetit të Deçanit qytetarë të shumtë ishin mbledhur për të festuar vendimin e Gjykatës së Hagës. Qytetarët e Deçanit, por edhe në qendra të Kosovës ishin mbledhur mëngjesin e së enjtes për të përcjellur përmes ekraneve gjigande shpalljen e verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus