Dy vitet e fundit të përballjes së tij me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, duket se e kanë ndryshuar plotësisht ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Këtë mesazh ai përçoi me t’u kthyer në Prishtinë, derisa e përforcoi dje gjatë një interviste dhënë dy televizioneve kombëtarë, RTK dhe RTV21. Lideri i AAK’së tha se ndjehet i irrituar nga diskursi i rëndë që përdoret në politikën kosovare dhe se, sipas tij, është koha që gjithë akterët të bashkohen për ta dhënë kontributin e tyre për nxjerrjen e vendit nga kriza.Dy vjet më parë, Ramush Haradinaj ka ushqyer pikërisht diskursin e hedhjes së akuzave ndaj Qeverisë dhe shpeshherë është shfaqur jo-bashkëpunues me partnerët e tij në opozitë. "Mendimi im është që me kontribuar çfarëdo që mundemi për dialogun. Kjo temë besoj se ka me pas rezultat pozitiv. Ata që e kondërshtojnë dhe nuk janë pjesë mos të ankohen më pas", ka thënë ai.
Ai i ka bërë thirrje gjithë spektrit politik që të kontribuojnë në dialog.
"Unë iu them atyre që përdorin fjalë si ‘u shit veriu’ të mos flasin ashtu se po krijojnë klimë për atë", ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka folur edhe për Bashkimin Europian: "Nuk duhet të vonohemi. Nuk e kemi luksin sot të mendojmë se gjithçka realizohet mes nesh. Është njëfarë ideali edhe me i taku BE’së sepse na lidhë edhe gjeografia. Dua ta jap ndihmën time për një vizion europian"
Transformimi i Ramush Haradinajt duket se ndodh për shkak se ai dëshiron të futet në Qeveri me PDK’në e Hashim Thaçit.
Këtë, në një mënyrë, e tha gjatë kësaj interviste.
"Jam ithtar të gjej alternativ për të bashkëpunua më qeverinë e Hashim Thaçit. Është vetëm ide, mirëpo ende nuk kemi ndonjë situatë të re, megjithatë është opsion real për të ndodhur, por nuk do të thotë se nëse nuk bëhet kjo punë ka me ndodh diçka", është shprehur Haradinaj.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus