Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin e tretë me homologun e tij serb, Ivica Daçiq, në Bruksel, që është paralajmëruar se do të mbahet të martën e ardhshme, do të ndjehet shumë më komod dhe më i relaksuar sesa në takimet paraprake. Këtë komoditet Thaçi do ta ketë falë mbështetjes që i ka dhënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas lirimit nga Haga dhe dërgimin e njeriut të dytë të partisë, Blerim Shalës në delegacionin e bisedimeve me Serbinë. Ka disa muaj që AAK-ja ka ndryshuar zhargonin dhe sjelljen e saj karshi qeverisë, në veçanti karshi bisedimeve, ndërsa së fundi është bërë edhe zyrtarisht pjesë e negociatave, duke pranuar që nënkryetari i parë, Blerim Shala, të jetë koordinator për bisedime. Por, "vulë” i ka rënë i pari i Aleancës, Haradinaj, i cili në ditën e parë pas kthimit nga Tribunali i Hagës, ka deklaruar se partia të cilën ai e drejton e mbështet ekzekutivin, siç ka thënë ai, në procese nacionale, siç janë bisedimet me Serbinë.Analistët politikë paralajmërojnë se pikërisht përafrimi i dy partive të dala nga lufta e UÇK-së, mund t’i "ndihmojë” veriut që të përfitojë një statut të veçantë nga ai që ka momentalisht – gjë që do të arrihej gjatë bisedimeve Prishtinë – Beograd.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus