Zyra e BE-së përshëndet synimet e Korporatës Energjetike të Kosovës për të adresuar shqetësimet mjedisore dhe për të ndërmarrë veprime në zvogëlimin e ndotjes së shkaktuar nga termocentralet, veçanërisht Kosova A.Në një komunikatë të Zyrës së BE-së në Kosovë thuhet se përkundër mirëpritjes së këtyre investimeve, ekspertiza e pavarur konfirmon se veprimet nuk janë të mjaftueshme për plotësimin e standardeve të BE-së, të cilat rrjedhin nga obligimet e Kosovës ndaj Trakt
... Lexo më shumë»
Udhëheqësit ushtarakë të misionit të KFOR-it kanë marrë të gjitha masat për ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurt në Kosovë dhe mbajtja e zgjedhjeve serbe nuk pritet që të shkaktojë ndonjë destabilizim, gjë për të cilën është e domosdoshme kontributi i popullatës vendore, kanë vlerësuar krerët e kontingjenteve të ushtarëve gjermanë dhe amerikanë që shërbejnë në Kosovë. Ata kanë pohuar se është e nevojshme që të respektohet e drejta e serbëve, por që nuk shkojnë përtej s
... Lexo më shumë»
Gjykata Federale e Zvicrës, si instanca më e lartë gjyqësore në vend, ka hedhur poshtë ankesën që deputeti nga Kosova Azem Syla kishte bërë pas vendimit që një gjykatë më e ulët kishte marrë për t`ia mohuar atij qëndrimin në Zvicër.Gjykata Administrative e kantonit të Soloturnit me një vendim që kishte marrë në muajin shkurt i kishte marrë mbrapa Azem Sylës lejen e qëndrimit të përhershëm (C) në Zvicër, njofton albinfo.ch, transmeton Indeksoline.
Shefi i EULEXit-it Ksavier De Marnak premton se ky mision do të vazhdojë të ofrojë ndihmë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Përmes një deklarate, ai tha se mjekët e EULEX-it vazhdojnë t’i mentorojnë dhe monitorojnë kolegët kosovarë në strukturimin e një departamenti modern të mjekësisë ligjore, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve vendase të qëndrueshme dhe në mënyrë që Ministria e Drejtësisë të mund ta vazhdojë këtë punë në të ardhmen. "Këtë vit do të bëhen kërk
... Lexo më shumë»
Komisioni Zgjedhor i Serbisë ka miratuar udhëzimin për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale më 6 maj në Kosovë, sipas të cilit votat nuk do të numërohen në Kosovë, por në Rashkë.Sipas vendimit, anëtarët e këshillave zgjedhorë do t’i hapin kutitë në selinë e komunës së Rashkës dhe rezultatet nga aty do t’i dërgojnë në Beograd.Ndryshe, mediat serbe dje kanë raportuar se OSBE-ja ka ofruar ndihmë, por në kufijtë e legales.
Derisa burimet thonë se Prishtina zyrtare nuk do ta marrë udhërrëfyesin edhe për një kohë, drejtuesit e Ministrisë së Integrimeve Evropiane thonë se kjo do të bëhet në fund të pranverësI nstitucionet e Kosovës ka gjasa që së paku edhe një kohë të gjatë të mos e marrin udhërrëfyesin apo listën e kushteve që Kosova duhet t'i plotësojë për të përfituar liberalizimin e vizave.
Burime të "Zërit" të afërta me Bashkimin Evropian, thonë se në Bruksel
... Lexo më shumë»
Grupi parlamentar i lëvizjes "Vetëvendosje" të premten i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për interpretimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Hoçën e Madhe dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit. Të dyja këto ligje janë miratuar në Kuvendin e Kosovës më 20 prill, me diktat nga Qeveria dhe një pjesë e faktorit ndërkombëtar, me arsyetimin se derivojnë nga Pakoja e Ahtisaarit dhe si të tilla e ndihmojnë Kosovën ta kalojë fazën e mbikëqyrjes së pa
... Lexo më shumë»
Thirrjeve drejtuar presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, që të mos e nënshkruaj dhe të rikthejë në Parlament Kodin e ri Penal të Kosovës, i cili përfshinë dy nene të diskutueshme që kanë të bëjnë me mediat, u është bashkuar sot edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi. Duke komentuar shqetësimet rreth Kodit të ri dhe reagimet e shumta që ka nxitur miratimi i tij në Parlamentin e Kosovës më 20 prill, zoti Kuçi, që njëherësh është edhe ministër i drejtësisë
... Lexo më shumë»
Në sallën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, pala mbrojtëse e të akuzuarve ka bërë përpjekje që t’i japë kah tjetër procesit gjyqësor, ku dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë së EULEX-it, Nazim Bllaca, është pyetur nga mbrojtja për raportet që ai i kishte pasur me të akuzuarit. Mbrojtja e të akuzuarve e ka kritikuar Bllacën se me deklaratat e tij e ka ndihmuar kandidatin për kryetar të Komunës së Ferizajt, Adem Salihaj, që të bëjë fushatë në dëm të PDK-së. Madje, sipas avoka
... Lexo më shumë»