Udhëheqësit ushtarakë të misionit të KFOR-it kanë marrë të gjitha masat për ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurt në Kosovë dhe mbajtja e zgjedhjeve serbe nuk pritet që të shkaktojë ndonjë destabilizim, gjë për të cilën është e domosdoshme kontributi i popullatës vendore, kanë vlerësuar krerët e kontingjenteve të ushtarëve gjermanë dhe amerikanë që shërbejnë në Kosovë. Ata kanë pohuar se është e nevojshme që të respektohet e drejta e serbëve, por që nuk shkojnë përtej shkeljes së ligjeve.
"Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, i ka marrë të gjitha masat e nevojshme që situata të mos përshkallëzojë. Duhet t’i trajtojmë edhe të drejtat legjitime të serbëve në veri, por ligjet duhet të respektohen dhe zgjedhjet lokale nuk duhet të mbahen, bazuar në faktin se Kosova është shtet sovran. Për të menduar për zgjidhjet e dhunshme, më lejoni ta citoj gjeneralin Drews, i cili ka thënë se "njerëzit duhet të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe jo mbi njëri- tjetrin. Prandaj jam i bindur se e tëra do të shkojë në mënyrë paqësore", ka thënë komandanti i trupave gjermane, Bernd Holthussen.
Sipas tij, dhuna do ta dërgonte Kosovën shumë prapa, duke rrezikuar edhe të arriturat e deritanishme. Ai ka pohuar se pavarësisht se çka ndodh "KFOR-i e ka një detyrë dhe është i përkushtuar që të kryejë detyrën e vet".
Në anën tjetër, edhe komandanti i trupave amerikane në Kosovë, Jeff Liethen, ka theksuar se situata është e qetë, por e tensionuar dhe në një masë fragjile.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus