Komisioni Zgjedhor i Serbisë ka miratuar udhëzimin për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale më 6 maj në Kosovë, sipas të cilit votat nuk do të numërohen në Kosovë, por në Rashkë.Sipas vendimit, anëtarët e këshillave zgjedhorë do t’i hapin kutitë në selinë e komunës së Rashkës dhe rezultatet nga aty do t’i dërgojnë në Beograd.Ndryshe, mediat serbe dje kanë raportuar se OSBE-ja ka ofruar ndihmë, por në kufijtë e legales.
Vlada Jovicic, këshilltar në të ashtuquajturën ministri për Kosovën, ka thënë se OSBE, për shkak të sigurisë së procesit t votimit, ka kërkuar që votat të numërohen jashtë Kosovës dhe se simbolet serbe në Kosovë të vendosen vetëm në vendet e votimit.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus