Grupi parlamentar i lëvizjes "Vetëvendosje" të premten i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për interpretimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Hoçën e Madhe dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit. Të dyja këto ligje janë miratuar në Kuvendin e Kosovës më 20 prill, me diktat nga Qeveria dhe një pjesë e faktorit ndërkombëtar, me arsyetimin se derivojnë nga Pakoja e Ahtisaarit dhe si të tilla e ndihmojnë Kosovën ta kalojë fazën e mbikëqyrjes së pavarësisë.
Dërgimin e lëndës në Kushtetuese e kanë konfirmuar zyrtarët për informim të "Vetëvendosjes", duke paralajmëruar se detajet e tjera rreth kësaj çështjeje do të bëhen publike në një konferencë për media.
"Koha Ditore” ka mësuar se deponimi i lëndës në Kushtetuese është mbështetur me 12 nënshkrime, aq sa ka deputetë VV-ja në Kuvend. Me Kushtetutë dhe Rregullore të punës së Kuvendit është e përcaktuar që dhjetë a më shumë deputetë, brenda një afati prej tetë ditësh nga dita e miratimit. kanë të drejtë të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi të miratuar nga Kuvendi, si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën e ndjekur.
E premtja në fakt ka qenë edhe dita e fundit që deputetët kanë mundur ta shfrytëzonin këtë të drejtë kushtetuese.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus