Kryesore » 2012 » Prill » 13
Banorët shqiptarë të fshatrave në veri të Mitrovicës, të mbetur të izoluar nga barrikadat serbe, pas përpjekjeve të dështuara të qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve për t’i zhvendosur ato, janë organizuar dhe kanë ndërmarrë nisma personale për lirimin e rrugëve.Top Channel mëson se në një rrugë pranë Leposaviqit, banorët shqiptarë kanë ndërhyrë me ekskavator për të hequr një barrikadë që izolonte tre fshatra, Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë të Vl ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-13

Ndjekja që policia i bëri një djali të paarmatosur në Los Angelos rezultoi fatal për automobilistin pasi u qëllua për vdekje live në television. Policët gjuajtën mbi 19-vjecarin Abdul Arian pas një ndjekjeje në autostradë. Video dhe fotot dramatike tregojnë makinën e policisë e cila bën një kthesë që ai të mos ikë duke qëlluar me armë për ta kapur. tregojnë makinën e policisë e cila bën një kthesë që ai të mos ikë duke qëlluar me ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-13

Shërbimi Informativ holandez po heton dy incizime në YouTube në të cilat një serb kërcënon se do shkatërrojë një digë në Hollandë, në shenjë proteste për shkak se në burgun e Hagës gjenden ende Ratko Mlladiç, Radovan Karaxhiç dhe Vojislav Sheshel. Në incizimin i cili që në shkurt është vendosur në YouTube, personi me mbiemrin Petroviç thotë se ka informata se "grupi i intelektualëve serbë ka bërë plan për lirimin e patriotëve serb: Sheshel, Mlladiç, Karaxhiç dhe të tjer ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-13

Kryetar i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, iu ka shkruar një letër 27 ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, në lidhje me arrestimet e shqiptarëve nga Serbia dhe aktin terrorist në lagjen "Tre rrokaqiejt" në Mitrovicë, ku mbeti i vrarë Selver Haradinaj dhe u plagosën fëmijët tij.
Kurti në letër i shkruan ministrave të jashtëm të shteteve anëtare t ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-13

Një njësit i KFOR-it gjatë natës së mbrëmshme ka vëzhguar bazën e forcave speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, në Mitrovicë. Ekipi i KTV-së i cili ka kujdestaruar mbrëmë në këtë qytet ka vërejtur një veturë të KFOR-it duke patrulluar përreth bazës së njësisë speciale. Burimet ndërkombëtare i kanë thënë gazetës "Koha Ditore” se KFOR-i ka pasur një informacion se njësia speciale e Policisë së Kosovës, e njohur si ROSU, do të intervenojë në veriun e Mitrovicës natën ndër ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-13

Bosnjë e Hercegovina nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, pasi këtë nuk do të lejojë Republika Serbe, e cila është një faktor i domosdoshëm për stabilitetin e Bosnjës, ka thënë presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik. Ai ka thënë se Kosovën e kanë njohur artificialisht fuqitë e mëdha për të ndëshkuar Serbinë."Kosovën e kanë njohur artificialisht fuqitë e mëdha për të ndëshkuar Serbinë dhe popullin serb, për ta poshtëruar atë edhe një herë. Andaj, Kosova n ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-13

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i ka drejtuar një mesazh qeverisë në Beograd se nuk do të lejohet cenimi i tërësisë territoriale të Kosovës. Mesazhi politik i kryeministrit është adresuar gjatë fjalës së tij hyrëse në hapje të mbledhjes së qeverisë pas disa incidenteve të fundit, siç ishte arrestimi i dy policëve kufitar të Kosovës nga xhandarmëria serbe në Mërdar, paralajmërimeve për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë dhe ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-13

Niveli i ulët i arsimimit mbetet sfida kryesore për fëmijët e komunitetin rom, ashkali dhe egjiptas, thonë përfaqësues të organizatave joqeveritare të këtij komuniteti. Për këtë arsye, ata fajësojnë prindërit, pasi sipas tyre, autoritetet kompetente në Kosovë kanë krijuar mekanizma dhe kushte që edhe fëmijët e këtij komuniteti të vazhdojnë arsimin në të gjitha nivelet.Komuniteti rom, ashkali dhe egjiptas (RAE), njihet zyrtarisht ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-13

Ministrit serb të Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, duket se i kanë pëlqyer shumë xhipi dhe armët e dy policëve kufitarë të Kosovës, që u arrestuan nga xhandarmëria serbe më 31 mars në fshatin Dumnicë të Podujevës, afër kufirit me Serbinë.Daçiç ende është duke mbajtur automjetin e policisë, dy pushkët automatike, dy revolet, e pajisjet tjera, të cilat i kishin dy policët kufitarë, Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, ditën e arrestimit. Ministri serb ka liruar ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-13

Grupe serbësh kanë vendosur sot, në orët e hershme të mëngjesit, barrikadë në rrugën që shpie për në tri fshatrat shqiptare të komunës së Leposaviqit, njofton korrespondenti i "Kohës Ditore” nga Mitrovica. Vendosjen e barrikadave në rrugë e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i tri fshatrave shqiptare, Haki Imeri. Sipas tij, grupe serbësh të premten, në orët e hershme të mëngjesit kanë vënë barrikada me rërë në vendin e quajtur Kamenic ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-13

Qeveria e Austrisë ka kërkuar nga parlamenti i këtij vendi që të suspendojë marrëveshjen për çështje të sigurimit me Kosovën, pasi kjo e fundit ende nuk ka sistem të sigurimit shëndetësor.Pas pranimit të pavarësisë së Kosovës, të dyja palët u patën marrë vesh për një zbatim të përkohshëm të marrëveshjes për siguri sociale, e cili më herë ishte arritur ndërmjet Austrisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë. "Pasi Kosova ende nuk ka sistem të sigurimit shëndetësor, si ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-13

5 persona janë vrarë afër liqenit të Hekuranës në afërsi të Shkupit. Burimet policore ende nuk kanë informacione se në çfarë rrethanash kanë ndodhur këto vrasje. Ekipet e policisë tashmë janë në vendngjarje dhe për më tepër informacione pritet të dalin sot gjatë ditës, njofton Plusinfo në gjuhën maqedone.
Gjurmë të dukshme të gjakut dhe plumba janë gjetur afër trupave të cilët të enjten diku rreth orës 22:30 i kanë gjetur peshkatarët në afërsi të liqenit në fs ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-13

Agron Hasbajrami, një qytetar shqiptar 27 vjeçar me banim në Bruklin të Nju Jorkut, pranoi sot fajësinë në një gjykatë të Nju Jorkut për tentativë mbështetjeje të grupeve terroriste. Hasbajrami përballet me deri në 15 vjet burgim. Si kusht për deklarimin e fajësisë, Hasbajrami ka rënë dakord që të deportohet nga Shtetet e Bashkuara.Njoftimi u bë i ditur nga prokuroria e Nju Jorkut. Sipas dokumenteve të gjykatës. Hasbajrami ishte përpjekur të shkonte në rajonet fis ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-12