Bosnjë e Hercegovina nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, pasi këtë nuk do të lejojë Republika Serbe, e cila është një faktor i domosdoshëm për stabilitetin e Bosnjës, ka thënë presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik. Ai ka thënë se Kosovën e kanë njohur artificialisht fuqitë e mëdha për të ndëshkuar Serbinë."Kosovën e kanë njohur artificialisht fuqitë e mëdha për të ndëshkuar Serbinë dhe popullin serb, për ta poshtëruar atë edhe një herë. Andaj, Kosova nuk mund të marrë legjitimitetin e Republikës Serbe”, transmetojnë mediat në Beograd deklaratën e Dodikut.Ai ka thënë se Republika Serbe, pavarësisht presioneve të palës boshnjake, nuk do të lejojë që kjo çështje të shqyrtohet.
"Në Bosnjë nuk mund të kryeni asnjë punë pa pajtimin e Republikës Serbe, e cila mbron interesat dhe synimet e saj”, ka thënë Dodik, për të shtuar se "Kosova është burim i jostabilitetit afatgjatë në rajon”.
Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar për mediat boshnjake se është koha që Sarajeva të pranojë pavarësinë e shtetit kosovar, të shpallur më 17 shkurt të 2008-së.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus