Kryesore » 2012 » Prill » 13 » Austria kërkon suspendimin e marrëveshjes për sigurim me Kosovën
2:49 PM
Austria kërkon suspendimin e marrëveshjes për sigurim me Kosovën
Qeveria e Austrisë ka kërkuar nga parlamenti i këtij vendi që të suspendojë marrëveshjen për çështje të sigurimit me Kosovën, pasi kjo e fundit ende nuk ka sistem të sigurimit shëndetësor.Pas pranimit të pavarësisë së Kosovës, të dyja palët u patën marrë vesh për një zbatim të përkohshëm të marrëveshjes për siguri sociale, e cili më herë ishte arritur ndërmjet Austrisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë. "Pasi Kosova ende nuk ka sistem të sigurimit shëndetësor, si dhe sigurim nga fatkeqësitë dhe papunësisë, dhe pasi pala e Kosovës në fushën e sigurimit pensional nuk i është përmbajtur kushteve të rëndësishme të marrëveshjes, Austria dëshiron që ta shkëput marrëveshjen”, thuhet në komunikatë. Qeveria e Austrisë i ka dorëzuar Parlamentit vendim e posaçëm për aprovim. Në të njëjtën kohë, në komunikatë thuhet se Austria tenton për një përfundim të shpejt të një marrëveshjeje të re.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus