Kryesore » 2011 » Tetor » 05
Ngjarje e pazakontë. Bashkëshortja e Presidentit të Islandës, Dorrit Moussairff është rreshtuar pëkrah protestuesve që kanë mbushur rrugët kundër qeverisë për shkak të politikave ekonomike. Protestuesit kanë ngritur zërin për shkak të krizës së madhe ekonomike që ka përfshirë vendin, ndërsa qeveria nuk po ndërmerr kurrfarë masash. Bashkëshortja e presidentit, ishte në pjesën përtej protestuesve, kur befasisht kaloi kardonin e policisë dhe iu bashkua protest ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-10-05

Politikani zviceran dhe anëtari i Këshillit të Evropës, Dick Marty, këtë të enjte do ta ketë ditën e fundit në politikën eEuropiane. Siç kanë bërë të ditur mediat zvicerane, Marty ka vendosur të tërhiqet jo vetëm nga delegacioni zviceran i Këshillit të Evropës, por edhe nga politika zvicerane. Lajmi bëhet i ditur nga mediat në Zvicër. Marty, i cili është i njohur për raportet e tij të famshme për të ashtuquajturat "Burgje të CIA”-s në Evropën dhe para së gjith ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-10-05

Procesi i vendosjes së rendit dhe ligjit në veri të Kosovës, është i vështirë, por i pandashëm, ka deklaruar zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi. I pyetur nëse duhet të kalojë në Kuvend çështja e bisedimeve politike me Serbinë, Kuçi ka ka siguruar se çdo vendim i institucioneve do të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe me vendimet e Kuvendit të Kosovës. Ai ka vlerësuar pozitivisht qëndrimet e ndryshme të subjekteve politike në Kosovë, duke mos e konsider ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-10-05

Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Gani Sahitit, i dyshuar për vrasjen e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Remzi Salihu....Në anën tjetër, avokati i Gani Sahitit, Adem Ademi, ka thënë se klienti i tij akuzohet për veprën penale të vrasjes së rëndë, të cilën sipas tij, e ka mohuar gjatë seancës për caktim të paraburgimit. Të hënën, Gani Sahiti ka vrarë drejtorin Remzi Salihu, duke e qëlluar me pesë plumba në vendin ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-10-05

Rreth 1000 euro eksportuesit nga Kosova janë obliguar që të paguajnë në kufirin e Serbisë për t’iu lejuar të hyjnë me mall që ka pasur destinacion Kroacinë. Ndërkohë që zyrtarët e qeverisë nuk i bëjnë me dije këto pengesa që kanë prodhuesit vendorë edhe pas prishjes së masave të reciprocitetit."Ask Food”, është kompania e cila tani e 5 muaj është në treg me produktet e saj, ku tani ka filluar edhe eksportin jashtë shtetit, ku gjatë kësaj ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-10-05

Serbët po ngrenë fortifikata betoni përgjatë urave të vëna mbi lumin Ibër në Mitrovicë, e që lidhin pjesën e Kosovës të banuar me shqiptarë me atë veriore, që e dominojnë serbët. Ato s’ka kush t’i heqë.
Institucionet kosovare të rendit nuk po i trajtojnë as si ndërtime pa leje. As autoritetet ndërkombëtare që kanë mandat sundimin e rendit dhe të ligjit nuk po veprojnë. Prandaj as nuk po ndërmarrin aksione për shembjen e këtyre fortifikatave që ka ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-10-05

Që në orët e hershme të mëngjesit, misioni EULEX ka nisur bastisjen në Administratën e Policisë së Kosovës dhe atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe si rezultat, sipas burimeve jozyrtare, deri më tani janë arrestuar 3 persona.Dy prej të arrestuarve janë punonjës të administratës policore, derisa tjetri është zyrtar i MPB-së.Në MPB mësohet se janë konfiskuar disa kompjuterë dhe disa prova të tjera që mund t’i shërbejnë hetuesi ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-10-05

Qyteti i Mitrovicës është tronditur sërisht nga një shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur pranë Stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës. Shpërthimi ka ndodhur rreth tridhjetë minuta pas mesnatës, në një parking të një ndërtese në veri të Mitrovicës, duke shënuar vetëm dëme materiale. Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, nje mjet ka shpërthyer në rrugën "Filip Vishnjiq” duke dëmtuar tre automjete civile, ndërsa nuk ka të lënduar n ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-10-05