Qyteti i Mitrovicës është tronditur sërisht nga një shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur pranë Stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës. Shpërthimi ka ndodhur rreth tridhjetë minuta pas mesnatës, në një parking të një ndërtese në veri të Mitrovicës, duke shënuar vetëm dëme materiale. Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, nje mjet ka shpërthyer në rrugën "Filip Vishnjiq” duke dëmtuar tre automjete civile, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz. Policia dyshon që shkak i këtij sulmi të ketë qenë automjeti "Audi80” pa targa të regjistrimit, pronë e një qytetari të përkatësisë etnike serbe, Aleksandar Paunoviq i punësuar si staf lokal në EULEX, ndërsa dy automjetet tjera të parkuara afër vendit të ngjarjes, kanë pësuar dëme më të vogla materiale. Në përgjithësi gjendja në pjesën veriore vazhdon të jetë e tensionuar. Në javën e fundit serbët kanë përforcuar barrikadat e vendosura në rrugë, duke mbajtur të izoluar këtë pjesë të Kosovë, të dominuar nga serbët. Stafi doganor dhe policia kufitare po vazhdojnë të dërgohen me helikopter në dy pikat kufitare, 1 dhe 31, pasi të gjitha rrugët tokësore janë të bllokuara nga serbët.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus