Kryesore » 2011»Tetor»5 » Kuçi: Në veri do të mbisundojë rendi dhe ligji
4:20 PM
Kuçi: Në veri do të mbisundojë rendi dhe ligji
Procesi i vendosjes së rendit dhe ligjit në veri të Kosovës, është i vështirë, por i pandashëm, ka deklaruar zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi. I pyetur nëse duhet të kalojë në Kuvend çështja e bisedimeve politike me Serbinë, Kuçi ka ka siguruar se çdo vendim i institucioneve do të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe me vendimet e Kuvendit të Kosovës. Ai ka vlerësuar pozitivisht qëndrimet e ndryshme të subjekteve politike në Kosovë, duke mos e konsideruar këtë si mungesë të unitetit të faktorit politik në Kosovë, sidomos sa i përket çështjes së veriut. Kuçi ka thënë se është me rëndësi që të gjitha subjektet politike të japin mendimet dhe argumentet e tyre, porse në demokraci është shumica ajo që vendos."Atje do të ketë rend dhe ligj, atje do të ketë demokraci do të ketë zhvillim ekonomik. Është një proces i gjatë, një proces i vështirë, por i pandalshëm”, tha Hajredin Kuçi, Zëvendëskryeministër i Kosovës
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus