Sipas agjencisë Kosovapress, rreth orës 11:15 në veri të Mitrovicës janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri. Forcat e sigurisë menjëherë kanë shtuar prezencën e tyre mbi urën kryesore mbi lumin Ibër, ndërkohë që janë vërejtur disa automjete të KFOR-it, të cilat kanë kaluar në pjesën veriore nga ana e Suhadollit.Të shtënat janë dëgjuar nga ndërtesat në pjesën veriore të MitrovicësVeriu, serbët përforcojnë barrikadat Veriu i Kosovës ka kaluar një natë të qetë. Sipas Kos
... Lexo më shumë»
Disa dhjetëra kamionë nga Serbia tashmë kanë hyrë në territorin e Kosovës, përmes pikëkalimit kufitar, Merdarë. Ndërkaq, pavarësisht se qeveria e Kosovës ka hequr masat e reciprocitetit për kamionët me mallra nga Serbia për në Kosovë, qeveria e Serbisë ende nuk e ka bërë një gjë të tillë për kamionët nga Kosova. Sipas medieve në Serbi, mësohet se tre kamionë nga Kosova janë kthyer mbrapsht dhe nuk kanë mundur të hyjnë në Serbi.Siç raporton agjencia serbe e lajmeve "Bet
... Lexo më shumë»
Bundeswehri gjerman ka dërguar në Kosovë dy automjete të blinduara "Daks-pionier”, për t’i hequr sic thuhet barrikadat që serbët kanë vënë në rrugë, raporton "Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Janë paralajmëruar po ashtu që në fillim të tetorit të sillen edhe disa automjete të blinduara të tjera.Qëllimi i këtyre përforcimeve është që të kontribuohet në përmirësimin e aftësive për të kontrolluar masat, për të qenë të gatshëm për dhunë, apo largimin e barrikadave.
Kamionë me mallra komerciale nga Kosova nuk janë duke u lejuar të hyjnë në Serbi. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari Lila. "Zyrtarisht jam e informuar nga udhëheqësit e Doganës se ka pasur disa tentime të kamionëve nga Kosova, që të hyjnë në Serbi, porse janë ndaluar nga ana serbe me pretekstin se dokumentet që ata i përmbajnë, nuk janë të njohura nga pala serbe", k
... Lexo më shumë»
Të shtëna armësh janë dëgjuar në veri të Mitrovicës gjatë orëve të paradites duke bërë që forcat e sigurisë menjëherë të shtojnë prezencën mbi urën kryesore mbi lumen Ibër, ndërkohë që vërehen disa automjete KFOR-it, të cilat kanë kaluar në pjesën veriore nga ana e Suhadollit. E ndërsa mungojnë detajet në lidhje me incidentin, policia e Kosovës bën të ditur se nata në veri ka kaluar e qetë. Në të gjitha rrugët që çojnë nga veriu në drejtim të Serbisë, serbë
... Lexo më shumë»
Siç mësohet nga raportet e medieve të ndryshme, thuhet se serbët në veri janë në përgatitje të një plani për betonimin edhe të pjesës së urës mbi lumin Ibër.Më herët raportuam se një mur, në lartësi prej 3 metrash, është duke u ndërtuar në Rudarë. Ndërkaq, për këtë çështje mësohet se janë të njoftuar edhe Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi sikurse edhe KFOR-i.