Kryesore » 2011 » Shtator » 17 » Nuk lejohen në Serbi
12:53 PM
Nuk lejohen në Serbi
Kamionë me mallra komerciale nga Kosova nuk janë duke u lejuar të hyjnë në Serbi. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari Lila.
 "Zyrtarisht jam e informuar nga udhëheqësit e Doganës se ka pasur disa tentime të kamionëve nga Kosova, që të hyjnë në Serbi, porse janë ndaluar nga ana serbe me pretekstin se dokumentet që ata i përmbajnë, nuk janë të njohura nga pala serbe", ka thënë Kusari Lila.
Sipas saj, në rast se nuk do të ketë gatishmëri nga pala serbe për të zbatuar marrëveshjen e arritur në Bruksel, për pranimin e vulave doganore dhe dokumenteve përcjellëse, Kosova nuk do të vazhdojë të ballafaqohet me situatën e njëjtë të para 25 korrikut
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus