Disa dhjetëra kamionë nga Serbia tashmë kanë hyrë në territorin e Kosovës, përmes pikëkalimit kufitar, Merdarë. Ndërkaq, pavarësisht se qeveria e Kosovës ka hequr masat e reciprocitetit për kamionët me mallra nga Serbia për në Kosovë, qeveria e Serbisë ende nuk e ka bërë një gjë të tillë për kamionët nga Kosova. Sipas medieve në Serbi, mësohet se tre kamionë nga Kosova janë kthyer mbrapsht dhe nuk kanë mundur të hyjnë në Serbi.Siç raporton agjencia serbe e lajmeve "Beta”, doganierët e Kosovës kanë deklaruar se kamionët janë kthyer për shkak të "vulave të Kosovës”. Ndërkaq, nga pikëkalimi kufitar në anën e Serbisë, nuk kanë dashur të deklarohen për medie, përveç se kanë thënë se ata kamionë nuk i kanë kthyer mbrapsht ata, mirëpo Administrata Tatimore e Serbisë, e cila e ka zyrën e saj në Merdarë. As zyrtarët e Administratës Tatimore, sipas medieve serbe, nuk kanë qenë të disponuar të flasin për arsyet e kthimit të kamionëve me mall nga Kosova. Ndryshe, në Merdarë momentalisht është qetë dhe qarkullimi i pasagjerëve po kryhet normalisht.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus