Sipas agjencisë Kosovapress, rreth orës 11:15 në veri të Mitrovicës janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri. Forcat e sigurisë menjëherë kanë shtuar prezencën e tyre mbi urën kryesore mbi lumin Ibër, ndërkohë që janë vërejtur disa automjete të KFOR-it, të cilat kanë kaluar në pjesën veriore nga ana e Suhadollit.Të shtënat janë dëgjuar nga ndërtesat në pjesën veriore të MitrovicësVeriu, serbët përforcojnë barrikadat Veriu i Kosovës ka kaluar një natë të qetë. Sipas Kosova Press, në të gjitha rrugët që çojnë nga veriu në drejtim të Serbisë, serbët kanë vendosur barrikada, duke bërë të pamundur lëvizjen e pjesëtarëve të EULEX-it, KFOR-it dhe policëve e doganierëve shqiptarë në këtë drejtim. Barrikadat gjatë natës janë përforcuar nga ana e serbëve duke shkarkuar sërish zhavorr nëpër rrugë.Shumë serbë kanë qëndruar gjatë natës nëpër barrikada në afërsi të pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak, përkatësisht në Rudare dhe Zupç, ndërsa kanë vëzhguar edhe urat mbi lumin Ibër dhe të gjitha rrugët tjera të cilat çojnë në drejtim të veriut.Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se në veri të Kosovës ndodhen edhe kryenegociatori serb, Borko Stefanoviç dhe ministri për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Goran Bogdanoviç.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus