Emin Krasniqi dëshiron të jetë zëvendësministër, por jo në dikasterin ku e ka emëruar kryeministri Hashim Thaçi. Dëshiron të qëndrojë në postin që e ka ushtruar deri tash. Gjatë gjithë javës ai ka refuzuar t’ia lëshojë Ilhami Gashit zyrën e zëvendësministrit të Infrastrukturës, në të cilin post të hënën e ka emëruar kryeministri Thaçi, shkruan sot e përditshmja Koha Ditore. Të njëjtën ditë Krasniqi është emëruar zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe
... Lexo më shumë»
Shtatë ish-profesorë të Fakultetit të Studimeve Islame në Universitetin e Prishtinës (UP), duket se assesi nuk po mund të rehatohen. Pas shumë reagimeve të tyre për shkak të largimit nga procesi mësimor, ata tash kundërshtojnë edhe zgjedhjen e Qazim Qazimit, dekan të ri të këtij fakulteti. Këta profesorë pretendojnë se Profesor Qazimi nuk e meriton atë detyrë, madje as sipas ligjit, dhe akuzojnë Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), saktësisht myftiun e Kosovës
... Lexo më shumë»
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës (UP) përbëhet nga militantë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), familjarë që kanë të afërm në pushtet dhe këshilltarë politikë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe në përgjithësi njerëz të ndërlidhur me politikën, publikisht apo edhe në mënyrë sekrete, raporton Zëri. Katër nga anëtarët aktualë të KD-së janë të deleguar nga Ministria e Arsimit dhe pesë prej tyre nga UP-ja. Ministria e Arsimit ka del
... Lexo më shumë»