Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës (UP) përbëhet nga militantë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), familjarë që kanë të afërm në pushtet dhe këshilltarë politikë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe në përgjithësi njerëz të ndërlidhur me politikën, publikisht apo edhe në mënyrë sekrete, raporton Zëri. Katër nga anëtarët aktualë të KD-së janë të deleguar nga Ministria e Arsimit dhe pesë prej tyre nga UP-ja. Ministria e Arsimit ka deleguar: MIlazim Krasniqin, Nuri Bexhetin, Gani Dragushën dhe Agim Zogajn. Ndërsa Basri Qapriqi, Abdullah Aliu, Ilire Vinca, Njazi Ibrahimi dhe Marian Dema janë deleguar nga UP-ja.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus