Kryesore » 2012 » Shtator » 27
Vizita e Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, në Kosovë dhe Serbi mbetet ende e paqartë. Ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby tha se udhëtimi i Sekretares është komplikuar pas trazirave që ka nxitur nëpër botë filmi "Pafajësia e Myslimanëve”. Diplomati amerikan pohoi se po kërkohet një zgjidhje për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.Ende mbetet e paqartë nëse do të realizohet vizita e Sekretares amerikane të Sht ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-09-27

Partia Demokratike e Kosovës shumë shpejt mund të ndahet në dysh. Dy njerëzit më të fuqishëm të saj, pas kryetarit të partisë, nënkryetari i parë Fatmir Limaj dhe sekretari i përgjithshëm Jakup Krasniqi mund ta lëshojnë Partinë Demokratike të Kosovës, nëse partia vazhdon të drejtohet në mënyrë autokrate nga kreu i saj Hashim Thaçi. Është Jakup Krasniqi ai i cili në emisionin "Rubikon” ka deklaruar haptas se do ta shqyrtojë mundësinë e largimit n ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-09-27

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është deklaruar pro koalicionit me PDK-në dhe bisedimeve me Serbinë. Këtë gatishmëri e ka konfirmuar Blerim Shala, numri dy i AAK-së, mbrëmë në Rubikonin e KTV-së. Ai ka thënë se kjo parti e do koalicionin me PDK-në dhe se dëshiron të bëhet pjesë e bisedimeve me Serbinë. Por, mundësia e futjes në koalicion me PDK-në nuk ndërlidhet me pjesëmarrjen e AAK-së në procesin e bisedimeve politike me Serbinë. Nënkryetari i parë i AAK-së, B ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-09-27

Bashkimi Evropian ka njoftuar zyrtarisht Qeverinë e Kosovës se Qeveria e Serbisë ka nënshkruar protokollin teknik për zbatimin e marrëveshjes së menaxhimit të integruar të kufirit. "Koha Ditore” njofton sot se Marrëveshja që do të vendosë në pikëkalimet kufitare me Serbinë prezenca të përbashkëta të autoriteteve të Serbisë dhe të Kosovës e që do të ndihmohen nga EULEX-i, qe vlerësuar si njëra nga konkluzat më të rëndësishme të arritura në dialogun teknik mes ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-09-27