Kryesore » 2012 » Shtator » 27 » “Tërmet” në PDK
9:34 AM
“Tërmet” në PDK
Partia Demokratike e Kosovës shumë shpejt mund të ndahet në dysh. Dy njerëzit më të fuqishëm të saj, pas kryetarit të partisë, nënkryetari i parë Fatmir Limaj dhe sekretari i përgjithshëm Jakup Krasniqi mund ta lëshojnë Partinë Demokratike të Kosovës, nëse partia vazhdon të drejtohet në mënyrë autokrate nga kreu i saj Hashim Thaçi. Është Jakup Krasniqi ai i cili në emisionin "Rubikon” ka deklaruar haptas se do ta shqyrtojë mundësinë e largimit nga PDK-ja, nëse në parti nuk do të ndodhin reformat e brendshme. Pos Krasniqit, edhe Fatmir Limaj ia ka treguar "muskujt” kryeministrit Thaçi në mbledhjen e fundit të Kryesisë së PDK-së. Një burim i "Zërit” brenda takimit të fundit të Kryesisë së PDK-së, ka zbuluar detaje se si ka shkuar kjo mbledhje. Sipas këtij burimi, ishte nënkryetari i parë, Fatmir Limaj, ai i cili ka kërkuar llogaridhënie nga kryetari Thaçi për të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në vend tash e sa kohë, e për të cilat nuk është mbledhur asnjëherë organi më i lartë drejtues i partisë- Kryesia. "Limaj dhe Jakup Krasniqi ishin të vetmit që në këtë mbledhje ia treguan "dhëmbët” Thaçit. Së pari ishte Limaj, ai i cili kërkoi shpjegime nga Thaçi se përse Kryesia e Partisë nuk është mbledhur për më shumë se një vit e gjysmë”, ka treguar ky burim i gazetës.... 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus