Kryesore » 2012 » Shtator » 27 » AAK i thotë po koalicionit me PDK-në dhe bisedimeve
9:31 AM
AAK i thotë po koalicionit me PDK-në dhe bisedimeve
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është deklaruar pro koalicionit me PDK-në dhe bisedimeve me Serbinë. Këtë gatishmëri e ka konfirmuar Blerim Shala, numri dy i AAK-së, mbrëmë në Rubikonin e KTV-së. Ai ka thënë se kjo parti e do koalicionin me PDK-në dhe se dëshiron të bëhet pjesë e bisedimeve me Serbinë. Por, mundësia e futjes në koalicion me PDK-në nuk ndërlidhet me pjesëmarrjen e AAK-së në procesin e bisedimeve politike me Serbinë. Nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala ka qartësuar dy pozicione të rëndësishme zyrtare të partisë.Ato janë se AAK-ja dëshiron të jetë pjesë e bisedimeve politike me Serbinë dhe se AAK-ja i thotë PO një koalicioni me PDK-në, pas ardhjes së Haradinajt në Kosovë.Në emisionin "Rubikon” të KTV-së, Shala ka thënë se kush do që flet me Beogradin e ka obligim të mbështetet në Kushtetutë dhe Planin e Ahtisaarit.Normalizimi i marrëdhënieve duhet të jetë thelbi i bisedimeve, ka theksuar Shala, sipas të cilit pos veriut ka edhe shumë çështje që duhet zgjidhur me Serbinë. 

I pyetur për mundësinë që ai ta udhëheqë një lloj ekipi të unitetit në këto bisedime, Shala është shprehur i gatshëm për një gjë të tillë.

Nënkryetari i AAK-së nuk ka pranuar se çështja e bisedimeve ndërlidhet me një koalicion të mundshëm me PDK-në.

Megjithëse për bisedimet me Serbinë ai ka thënë se AAK-ja nuk ka kushte të jetë pjesëmarrëse, për koalicionin ka kushtin e njohur tashmë, që në krye të Qeverisë të jetë Ramush Haradinaj.

Sipas Shalës, varianti më i mirë për qeverisje do të ishte mobilizimi i forcave politike që ofrojnë stabilitet.

Këtë nuk mund ta ofrojë AKR-ja, ka thënë Shala.

Ai ka folur edhe për skandalin me "Grandin” dhe mundësinë e dorëheqjes së Pacollit, duke thënë se për të gjitha këto duhet të flasë gjyqësia e jo politika.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus