Kryesore » 2012 » Shtator » 27 » Sherri i filmit
9:38 AM
Sherri i filmit
Vizita e Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, në Kosovë dhe Serbi mbetet ende e paqartë. Ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby tha se udhëtimi i Sekretares është komplikuar pas trazirave që ka nxitur nëpër botë filmi "Pafajësia e Myslimanëve”. Diplomati amerikan pohoi se po kërkohet një zgjidhje për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.Ende mbetet e paqartë nëse do të realizohet vizita e Sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton në rajon, më saktësisht në Kosovë dhe Serbi në fillim të tetorit.Mundësia që Clinton të udhëtojë në Ballkan është ndërlidhur me procesin e bisedimeve Prishtinë –Beograd, i cili po përgatitet nga Bashkimi Europian e që do të nxitej personalisht nga Sekretarja amerikane e Shtetit duke vizituar dy kryeqytetet.

Po ashtu ishte paraparë që Clinton të marrë pjesë edhe në Konferencën e Grave, që organizohet nga Presidentja Atifete Jahjaga nga 4- 6 tetor.

Por ,ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby gjatë një prononcimi për media ka qenë i hapur kur ka folur rreth vizitës së Clinton.

Ai ka thënë se vendimi për vizitën e kryediplomates amerikane nuk është marrë ende, duke përmendur si arsye trazirat që janë shkaktuar nëpër botë pas publikimit të një filmi, që ka nxitur dhunë në botën islame pasi është konsideruar si anti-islamik.

"Vendimi nuk është marrë ende, por ajo që ndodhi në javët e fundit për shkak të atij filmi në pjesë të ndryshme të botës, udhëtimi potencial i njerëzve të ndryshëm komplikohet”, ka thënë Kirby.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus