Kryesore » 2012 » Gusht » 25
Çështjet e shqiptarëve që jetojnë në Serbi dhe serbëve që jetojnë në Kosovë, e sidomos në veri të vendit, mbeten sfida për të dyja vendet, por edhe për komunitetet në fjalë, vlerësojnë politikanët shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe ata serbë të veriut të Kosovës. Por, megjithatë, ata kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me qasjen që duhet ta kenë të dyja vendet ndaj pakicave dhe të drejtave të tyre.Jo rrallë, politikanë nga Kos ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-25

Aleanca për Ardhmërinë Kosovës ia ka bërë të qartë Partisë Demokratike të Kosovës se minimumi i kërkesa për t’u futur në koalicion me të nënkupton postin e Kryeministrit, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Zhvillimit e Ekonomik, ka pohuar për Kosovapress, një zyrtar i lartë i AAK-së, i përfshirë në takimet që po zhvillohen me PDK-në.
Gjithnjë, sipas këtij zyrtari, i cili ka folur në kushte anonimitet, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka disa ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-25

Derisa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, po e përgatit terrenin për tu futur në bisedime me Serbinë, deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj sapo deklaroi në një tubim në Kleçkë të Malishevës se është kundër bisedimeve me Serbinë. "Kosova e ka përcaktuar fatin e saj dhe nuk kemi nevojë të bisedojmë më Nikoliqin”, tha shkurt deputeti Limaj, transmeton portali Indeksonline. 
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-25

Të shtunën, në orët e hershme të mëngjesit, një grup serbësh kanë shtënë nga armët automatike në drejtim të ushtarëve të KFOR-it, që janë të stacionuar në fshatin Jagenicë të Zubin Potokut, kanë njoftuar burime jozyrtare. Sipas burimeve, grupi i serbëve të armatosur me armë AK 47 kanë shtënë mbi 200 herë në drejtim të ushtarëve të NATO-së. Në këtë sulm me armë zjarri në ushtarët e NATO-së nuk ka pasuar të lënduar, njoftojnë burimet. Ndërkaq, siç bëh ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-25

Pas publikimit të videos provokuese, ku shfaqet një grup të rinjsh me armë në dorë tip kallashnikov, të cilët kanë lidhur në armët e tyre flamurin shqiptar dhe kanë vënë në shënjestër një flamur grek, të cilin pasi e qëllojnë, i venë flakën dhe thonë "kështu do ju vrasim të gjithëve".Lidhur me këtë ka reaguar kryebashkiaku i qytetit të Kalavrita në Greqi. Kryebashkiaku tha se kjo video nuk është xhiruar në Greqi, duke u bazuar nga terreni. Madje ai bën fjalë për një miqës ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-25

BE do të vazhdojë të jetë garantues edhe në raundin e ri të bisedimeve politike që pritet të zhvillohen midis Kosovës dhe Serbisë. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën Sebastian Brabant, zyrtarë për informim i Kethrin Eshton.Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë garantues edhe në raundin e ri të bisedimeve politike që pritet të zhvillohen midis Kosovës dhe Serbisë. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën Sebastian Brabant, zyrtarë për informim i shefes së ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-25

Janë rikthyer kolonat e automjeteve dhe pritjet e gjata në dy pikë-kalimet kufitare Merdare dhe Dheu i bardhë, në dalje nga Republika e Kosovës për në Serbi.Policia e Kosovës bën të ditur se në Merdar kolona e automjeteve, që presin për të hyrë në Serbi është e gjatë diku rreth (1) kilometër dhe pritjet zgjasin diku nga 2-3 orë.Edhe tek pikë-kalimi kufitar Dheu i bardhë pritjet zgjasin me nga 2- 4 orë, bën të ditur policia, duke shtuar se në dy pikë-kalimet ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-25

Para nisjes së bisedimeve politike me Serbinë, Kosova do të ketë nevojë për një unitet dhe mekanizma gjithëpërfshirës nga i gjithë spektri politik, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Ndërkaq në lidhje me koalicionin aktual, ai ka thënë se nuk do të ketë prishje të këtij koalicioni, por mund të ketë zgjerim të tij me ndonjë subjekt tjetër politik.Zoti kryeministër, për pak ditë pritet që të merret ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-25